LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manifestim me përmasa të mëdha, për të nderuar kontributin e madh të Mërgatës Shqiptare

19 Korrik 2018, 13:04, Aktualitet CNA
Manifestim me përmasa të mëdha, për të nderuar

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, ka marr hov dhe frymë me ambicie të reja drejt zgjua rejës së shqiptarëve për ta bërë një unitet të bashkimit në mbarëvajtjen e gjithmbarshme kombëtare. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, si një organ më i lartë dhe si kulm organizativ, bashkoi shoqatat, klubet, federatat, bashkësitë, intelektualët, individët të profesioneve të ndryshme, partitë politike, bashkësitë fetare etj. Lobi shqiptar bëri bashkimin shpirtërorë të shqiptuarve, kudo që janë.

Meti Belaj, nënkryetari i parë i organizatës ?Lobi Euro-Atlantik Shqiptar?, ka bërë një postim në rrjetin e tij social facebook, ku ndër të tjerash ka shkrua që grupi punues i kryesisë së LEASH-it, po bënë përgatitjen e manifestimit me përmasa të mëdha për të nderuar kontributin e madh të Mërgatës Shqiptare.

?Momente nga takimi punues i Kryesisë së LEASH-it për përgatitjen e Manifestimit me përmasa të mëdha, për të nderuar kontributin e madh të Mërgatës Shqiptare, i cili do të mbahet në Tetor të këtij viti, në Gjermani?, ka shkruar nënkryetari Belaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga