LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Event për Integrimin Evropian/ Merr pjesë Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia

19 Korrik 2018, 14:37, Aktualitet CNA
Event për Integrimin Evropian/ Merr pjesë Shqipëria, Mali i Zi

Nën drejtimin e ZëvendësKryeministres Znj. Senida Mesi, Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, së bashku me Misionin e Përhershëm të Zvicrës dhe UNDP-së, kanë organizuar një event të nivelit të lartë në OKB me temë “Përshpejtimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Integrimi Evropian i Vendeve të Ballkanit: Prezantimi i Arritjeve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë “, aktivitet i cili u organizua në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ).

Ne këtë aktivitet morën pjesë Ministrja pa portofol e Serbisë Znj. Slavica Djuki? Dejanovi?; Përfaqësuesja e Përhershme e Malit të Zi në OKB Znj. Milica Pejanoviç ?uri?i?; Administratori i UNDP-së Z. Achim Steiner; I Dërguari Special nga Zvicra për Zhvillimin e Qëndrueshëm Global, Z. Michael Gerber; si dhe përfaqësues të Nivelit të Lartë nga BE, Banka Evropiane për Zhvillim, përfaqësues të Misioneve të Vendeve Anëtare të OKB-së etj.

Në fokus të këtij aktiviteti ishte diskutimi rreth Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm,  si një vizion i cili integron dimensionet ekonomike, sociale dhe mjedisore të zhvillimit në një shoqëri globale të qëndrueshme. Në kontekstin specifik të vendeve anëtare, kjo agjendë ndërvepron me procesin e integrimit në BE. Gjatë aktivitetit, të gjithë të pranishmit theksuan rolin e sinergjive midis këtyre dy proceseve.

ZëvendësKryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi, në fjalën e saj theksoi se të qenurit anëtar i BE-së mbetet jo vetëm një aspiratë, duke shtuar se integrimi në BE konsiderohet si nxitësi kryesor i reformave me ndikim të rëndësishëm në perspektivat e zhvillimit në vendin tonë dhe rajonin si tërësi. ?Integrimi ne BE dhe arritja e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, janë dy procese të cilat kërkojnë vizion të përbashkët kombëtar dhe reforma që janë të sinkronizuara njëra me tjetrën?, shtoi ajo.

Përsa i përket reformave për integrimin evropian, Znj. Mesi u shpreh se qeveria shqiptare ka ndëmarrë hapa të rëndësishëm si: konsolidimi i institucioneve publike që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta dhe të modernizuara për qytetarët dhe krijimi i një shërbimi civil profesional e të depolitizuar, intensifikimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimi i standardeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. ?Ne po avancojmë reformën tonë mbi të drejtat e pronësisë, me qëllim të rritjes së zhvillimit ekonomik. Reforma jonë transformuese e sistemit të drejtësisë është në vazhdim dhe ka dhënë rezultatet e para pozitive e të prekshme për qytetarët?, ndër të tjera theksoi ZëvendësKryeministrja Mesi.

Në lidhje me bashkëpunimin rajonal,  Znj. Mesi nënvizoi se në kuadër të procesit të Berlinit është forcuar bashkëpunimi në aspektin politik, ekonomik, në fushën e transportit dhe sigurisë, si dhe stabilitetit e prosperitetit. Ky bashkëpunim, sipas saj, do të vazhdojë të forcohet, gjë e cila u konfirmua më së miri edhe në Samitin e Londrës.

Lajmet e fundit nga