LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bixhoz me dashurinë/ Gori i vendos kusht Kali Thakurit që të martohet me të, ja ç’do ndodhë sot

19 Korrik 2018, 08:45, Lifestyle CNA
Bixhoz me dashurinë/ Gori i vendos kusht Kali Thakurit që të

Mamaja e Tias i kërkon Shivait të firmosë letrat e divorcit. Shivai nuk pranon dhe bashkë me Anikën bëjnë plan të largohen disa ditë nga shtëpia. Mirëpo Anika u tregon familjarëve. Ajo i thotë Shivait se nuk mund ta ndajë babain nga fëmija. Anika i thotë ti duhet të martohesh me Tian. Shivai tronditet. Om shkon tek shtëpia Kalit.

Gori është duke qare dhe këmbët e saj janë të lidhura me zinxhirë. Om e sheh Gorin si nuse. Ai habitet kur sheh Zvetlanën pranë saj. Ai mendon se nuk ka dallim midis Zvetlanës dhe Gorit. Gori shkon tek Om dhe përpiqet t?i tregojë zinxhirët e lidhur në këmbë. Om e ofendon Gorin duke menduar se ajo po shkatërron familjen e Kali Thakurit. Gori i thotë nuk është e drejtë të krijoni opnion për dikë pa e njohur. Om i thotë nuk kursej kohë të njoh vajza si ty. Gori shkon të flasë me Kalin. Ai urdhëron që Gorit t?i hiqen zinxhirët .

Gori i thotë Kalit nuk jam e lumtur me këtë martesë unë po e bëj këtë për nënën time do të martohem nëse ti më premton se do të kujdesesh për nënën time. Kali buzëqesh dhe thotë gruaja agjëron për burrin nuk vendos kushte. Gori i thotë po e bëj këtë martesë për nënën time nëse i ndodh ndonjë gjë asaj nuk do të martohem. Kali e pyet çfarë do të bëni. Ajo i thotë unë do të heq dorë nga jeta. Kali i thotë unë të premtoj se nuk do të bëj asgjë me nënën tënde.Tezja e Gorit torturon mamanë e saj. Kali i merr në telefon ata të dy dhe i thotë se nëse i bëni gjë mamasë së Gorit do të vdisni. Gori flet në telefon me mamanë e saj.

Ajo i merr telefonin Kalit. Kali prezanton Omin me Gorin dhe e fton në dasmë por Om i thotë se duhet të shkojë në Mumbai. Kali i thotë Omit se nuk do t?i firmosë letrat nëse ai nuk qëndron. Gori shkon të flasë në telefon dhe fshihet. Njerëzit e Kalit kërkojnë për të. Gori del para Kalit. Ai i thotë të bëhet gati për ceremoninë. Kali i thotë vëllezërve se Gori do të kërcejë sot para të gjithëve. Gori shqetësohet.

Lajmet e fundit nga