LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet mashtrimi i Ramës ndaj Metës/ Të përfshirë edhe Veliaj e Kumbaro

18 Korrik 2018, 10:04, Aktualitet CNA
Zbulohet mashtrimi i Ramës ndaj Metës/ Të përfshirë

Partia Demokratike vijon të denoncojë çështjen e Teatrit Kombëtar, duke hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama.

Në një dalje për mediat paraditen e sotme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka deklaruar se arsyetimi i Ramës se kompania Fusha është zgjedhur ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar, sepse është kufitare, është një mashtrim.

Ndër të tjera, Vokshi theksoi se ky është një mashtrim skandaloz që kryeministri Rama ju ka bërë shqiptarëve, i ka bërë presidentit Meta dhe Komisionit Europian.

Gjithashtu Vokshi theksoi se në këtë mashtrim që po ju bëhet shqiptarëve janë të përfshirë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

?Kompania Fusha ka në pronësi vetëm 298 m2 dhe kjo pronësi nuk është kufitare me Teatrin ashtu sikurse  pretendon Rama. 5522,7m2 janë të Teatrit Kombëtar, dhe 2100 m2 janë të Bashkisë së Tiranës.  Ka edhe të tjerë kufitare me të cilet Rama nuk bëri pazare. Kanë mashtruar edhe Kuvendin, dhe kjo është një tjetër arsye pse Meta nuk mund ta dekretojë?-tha ndër të tjera Vokshi.

22:02 Aktualitet

Tërmeti dhe shiu

Nga Artan Fuga Ra tërmeti sot aty rreth orës 15, isha në res...

Lajmet e fundit nga