LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shpërthen” profesori i njohur/ Kriminelët të përqafojnë Fatmir Xhafajn

18 Korrik 2018, 15:10, Aktualitet CNA
“Shpërthen” profesori i njohur/ Kriminelët të

Profesori i njohur dhe njëherësh analisti Agron Gjekmarkaj, në një analizë të tij, ka qenë tejet ironik me kryeministrin Edi Rama dhe me ministrat e tij.

Kryeministri Edi Rama, sot është shfaqur në media duke ndarë certifikata legalizimi dhe ndërkohë një qytetare e emocionuar ka nxituar të përqafojë kryeministrin.

Por, me një ironi të hollë e të shpenguar analisti Gjekmarkaj, la ?kryqëzuar? kryeministrin Edi Rama.

Sipas Gjekmarkajt, Rama po merret me punët e ministrave.

?Përqafimet duhen shpërndarë. Nuk i mban dot të gjitha Edi Rama.  Këto të hipotekave i takojnë Etilda Gjonajt. Qytet më qytet i duhet shprehur asaj respekti apo nderimi.  Të sëmurët që shërohen duhet të përkedhelin Manastirliun për dermanin që u gjen. Aktorët e teatrit Lezen. Rrogëtarët Arben Ahmetajn, që ua bën zemrën mal me llogaritë e krahasimet. Bujqit dhe blegtorët Niko Peleshin?, ka shkruar Gjekmarkaj.

Ky i fundit, nuk ka lënë pa thumbuar as Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas tij, kriminelët e penduar dhe të kapur nga policia, duhet të përqafojnë Fatmir Xhafajn.

? Jo të gjithë kryeministrin se i cimbis nga ferrat e mjekrrës po pastaj, populli megjithëse mirëqenia është rritur nuk ia del do të parfumoset e kësioj e bën me djersë. Ai e ka bezdi qamet pastaj. Nuk duhet të jemi skeptikë. Kjo formë e re komunikimi do të përsoset me kalimin e viteve.

Kemi gjithë të drejtën e zotit të besojmë për një shpërndarje më të drejtë të përqafimeve në raportin shef-vartës. E vërtetë sukeset e Rilindjes në masë të madhe i takojnë Edi Ramës, por ama edhe ministrat kanë kontribut. As ata s?kanë pse privohen nga puthjet e elektoratit. Një gjë është e sigurtë, kur të më dalë hipoteka e shtëpisë unë nuk dua të perqafoj Kryeministrin, më mirë ministrin e linjës për t?i rritur nderen. E kam zët të përqafoj burrra?, ka shkruar Gjekmarkaj.

Lajmet e fundit nga