Connect with Us

Qarkullonin në korsitë e gabuara/ Gjobiten 37 drejtues mjetesh

Aktualitet

Qarkullonin në korsitë e gabuara/ Gjobiten 37 drejtues mjetesh

Publikuar

-

Moti i keq/ Policia thirrje shoferëve: Mos qarkulloni me shpejtësi

Policia Rrugore e Tiranës po vijon aksionin për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kryeqytet, janë gjobitur 37 drejtues mjetesh, pasi qarkullonin në korsitë e gabuara.

Ndërkohë policia ka bërë me dije, se do të vijojë kontrollet për parkimet në vendet e gabuar, në mënyrë që tu vijë në ndihmë qytetarëve.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Proçedohen penalisht 8 persona

Gjithashtu do të monitorohet sjellja e shoferëve në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Publikuar

-

Nga

Ministri Niko Peleshi sot në Kosovë/ Takimi me homologun e tij Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, do të zhvillojë sot një vizitë në Kosovë ku do të takohet me homologun e tij Armend Mehaj.

Ministria e Kosovës njofton se takimi do të fillojë në ora 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas do të ketë deklaratë për media.

Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë Niko Peleshi do ta presë Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj me stafin e lartë të Ministrisë dhe FSK-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Tentoi të ndihmonte 4 persona të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme/ Arrestohet 34-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Tentoi të ndihmonte 4 persona të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme/ Arrestohet 34-vjeçarja

Shtetasja Eneada Bozo, 34-vjeç është arrestuar nga policia në Durrës. 34 vjeçarja tentoi të ndihmonte 4 persona të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.

 Njoftimi i policisë:

Goditet një rast tentative për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një shtetase, e cila ndihmoi 4 shtetas me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, me dokumenta të falsifikuara.

Specialisët  e Pikës së Kalimit Kufitar Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Durrës,   si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasen E.B., 34 vjeçe  banuese në Durrës.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Gramsh/ Humb jetën shoferi dhe pasagjeri, plagosen 6 të tjerë

LEXO EDHE:  Tentuan të bllokojnë Ramën/ Shoqërohen 11 persona

Shtetësia e mësipërme, mbrëmjen e djeshme është ndaluar në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me dokumenta të dyshuara të falsifikuara shtetasit V.Gj., 30, vjeçe, banuese në Durrës; M.Gj., 28 vjeç, banues në Durrës;M.M., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe B.P., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

2269 persona humbën jetën nga ndotja e ajrit më 2019/ Banka Botërore jep alarmin

Publikuar

-

Nga

Banka Botërore: 2269 persona humbën jetën nga ndotja e ajrit më 2019/ Shqipëria me nivelet më të ulëta në Rajon

Gjatë vitit 2019, mbi 10 për qind e vdekjeve në vendin tonë erdhën për shkak të ndotjes së ajrit, raportoi së fundmi Banka Botërore. Shqipëria kishte 79 vdekje për 100 mijë banorë nga ndotja ose 2269 persona, në nivelet më të ulëta rajonale, për shkak se, prodhimi i energjisë bëhet 100 për qind nga burime të pastra (uji), ndryshe nga rajoni që prodhojnë energjinë nga qymyri. Gjithashtu vendet e rajonit përdorin gjatë dimrit për ngrohje lëndë që krijojnë ndotje si drutë dhe qymyri, ndryshe nga Shqipëria që përdor energjinë elektrike.

Banka Botërore evidentoi se, ajri që thithin njerëzit në Ballkanin Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë. Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku.

Efektet negative të ndotjes vijojnë të rriten në rajon- duke përfshirë ndikimet shëndetësore, mjedisore dhe ato ekonomike.

Gjatë 15 viteve të fundit, Banka Botërore ka investuar më shumë se 250 milionë USD për të rritur eficiencën e energjisë dhe për të reduktuar ndotjen e ajrit dhe emisionet e gazeve serrë në rajon – përfshirë nismat me qëllim zvogëlimin e kërkesës së përgjithshme për ngrohje, zëvendësimin e kaldajave të vjetruara me dru dhe qymyr dhe rritjen e përdorimit të një ndriçimi më efikas.

Një pasdite, në fund të shkurtit 2021, sipas të dhënave në faqen zvicerane të internetit IQAir, Indeksi i Cilësisë së Ajrit (AQI) në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës, shënoi vlerën 298, duke lënë pas Lahoren në Pakistan, Ulan Batorin në Mongoli dhe rreth 100 qytete të tjera, dhe duke fituar në këtë mënyrë titullin e dyshimtë për cilësinë më të keqe të ajrit në atë moment krahasuar me çdo qytet tjetër të madh në planet. Gjatë asaj dite, Indeksi i Cilësisë së Ajrit në kryeqytetet e Bosnje-Herzegovinës, Maqedonisë së Veriut  dhe Serbisë shënoi vlera midis 165 dhe 214 – nivele që konsiderohen si ‘të pashëndetshme ‘ ose ‘shumë të pashëndetshme’.

Ajri që thithin njerëzit që jetojnë në Sarajevë, Shkup, Beograd dhe në shumë qytete të tjera në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është shpesh ndër më të ndoturit në botë, kjo veçanërisht në muajt e dimrit, kur ndotësit e emetuar nga termocentralet me qymyr, sistemet e ngrohjes së banesave, automjetet, aktivitetet industriale dhe burime të tjera errësojnë diellin, ndotin mjedisin dhe krijojnë kushte të rrezikshme për frymëmarrjen.

LEXO EDHE:  Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen katër persona

LEXO EDHE:  Policia Kufitare apel qytetarëve të mos dynden në Kakavijë/ Shfrytëzoni doganën e Kapshticës

Me 175 vdekje për 100,000 banorë në 2019, Serbia kryesonte listën e vendeve europiane për normën më të lartë të vdekjeve nga ndotja dhe u rendit e 9-ta në renditjen e përgjithshme të gjithë vendeve të botës – më lart edhe se India.

Ndërsa ndikimet negative të ndotjes vazhdojnë të rriten në rajon, politikëbërësit atje vazhdojnë të hulumtojnë qasje shumëdimensionale me qëllim kapërcimin e ndikimeve shëndetësore, mjedisore dhe ekonomike të këtyre sfidave.

Ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor i rrezikut mjedisor që kontribuon në numrin më të lartë të vdekjeve dhe aftësive të kufizuara të marra së bashku. Për më tepër, kostoja vjetore ekonomike  lidhur me dëmtimin e shëndetit nga kjo ndotje është marramendëse, mesatarisht për vitin 2016 ishte 240 milionë US$ në Kosovë (3.6% e PBB-së), 750 milionë US$ në Maqedoninë e Veriut (6.9% e PBB-së) dhe 1.38 miliardë US$ në Bosnjë dhe Hercegovinë (8.2% e PBB-së)./ Monitor

LEXO TE PLOTE