Connect with Us

Deputeti demokrat “i nxjerr të palarat” Qeverisë/ Zbulon skemën e pastrimit të parave

Aktualitet

Deputeti demokrat “i nxjerr të palarat” Qeverisë/ Zbulon skemën e pastrimit të parave

Publikuar

-

Deputeti demokrat, Florion Mima, ka shprehur shqetësimin për rritjen e prezencës së pastruesve të parave.

Në një intervistë për “News24”, Mima u shpreh se të gjitha aktivitetet që qeveria përjashton nga taksat bëjnë pastrim parash.

“Në Shqipëri kemi rritje të pikave të lojërave të fatit. Kemi një rritje të prezencës për pastruesit e parave. Të gjithë aktivitetet që qeveria i ka përjashtuar nga taksat bëjnë pastrim parash”, tha Mima.

LEXO EDHE:  Spaho kritika të forta qeverisë/ “Nuk na dëgjuat, masat të vonuara”

Ai shtoi gjithashtu se një tjetër faktor që nxit pastrimin e parave, është rritja e numrit të lejeve të ndërtimit.

Më tej ai u shpreh se nëse vazhdon e njëjta situatë, mafia dhe shteti do të flenë në një krevat. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në Poliçan/ Kodra me ullinj shkrumbohet nga flakët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë kodrinore me ullinj në fshatin Vërtop në Poliçan.

Paraprakisht dyshohet se një fermer ka qenë duke djegur shkurre në tokën e tij, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke djegur 10 ha tokë deri më tani.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëset e Poliçanit , por terreni e bën më të vështirë ndërhyrjen.

LEXO EDHE:  Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

LEXO EDHE:  Çelja e shkollave në Shqipëri/ Ekspertët: Qeveria e paqartë, s'ka infrastrukturë

Shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore nga punonjësit zjarrfikës dhe vetë banorët e zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Skenar rezervë për Eurobondin. Qeveria mund të tërhiqet nëse interesat rriten

LEXO EDHE:  Çelja e shkollave në Shqipëri/ Ekspertët: Qeveria e paqartë, s’ka infrastrukturë

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në aksin Berat-Skrapar/ Përplasen dy automjete, 4 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është rregjistruar pasditen e sotme në aksin Berat-Skrapar.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën në vendin e quajtur “Qafë Hoxhaj”.

Sipasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve fëmijë.



Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,jashtë rresikut për jetën.

LEXO EDHE:  Skenar rezervë për Eurobondin. Qeveria mund të tërhiqet nëse interesat rriten

LEXO EDHE:  Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Mësohet se ka qënë mjeti tip Golf që vinte nga Skrapari në drejtim të Beratit dhe që drejtohej nga Xhulio Katillari ai që ka humbur kontrrollin e mjetit dhe ka hyrë në korsinë e mjetit Seat që drejtohej nga shtetasi italian Guido Sivori,duke e goditur fuqishëm ballazi.

Shtetasi italian Guido Sivori tregon edhe momentet e aksidentit dhe tronditjen që pësuan familjarët e tij.

LEXO TE PLOTE