LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arta Marku e nxori nga zyra/ Kërkohet “koka” e të besuarës së Adriatik Llallës

18 Korrik 2018, 17:07, Aktualitet CNA
Arta Marku e nxori nga zyra/ Kërkohet “koka” e të

Rovena Gashi, edhe pse e pezulluar nga detyra, nuk do t?i shpëtojë procesit të Vettingut.

Ish-drejtoresha e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, do të kalojë në filtrat e Vettingut, njësoj si kolegët e tjerë.

Ndryshe, Gashi njihet dhe si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gashi do të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimi me datë 20 korrik dhe dosja e saj do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj.

Prokurorja Gashi dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina, janë pezulluar nga detyra me vendim të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, pasi rezultoi se kanë bërë deklarim të rremë pasurie.

?Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku me vendimin nr.140, dt. 11-05-2018, bazuar në nenet 148/d pika 4, gërma ?b? dhe 179 pika 7 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; në nenet 151, pika 1, gërma ?b? dhe pika 2 gërma ?b?; 155 dhe 160, pika 2, gërma ?c?, të ligjit nr. 96/2016, ?Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, vendosi: Pezullimin nga detyra të prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, znj. Rovena Gashi?, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Pezullimi i znj. Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale: ?Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim?, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal.

Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Ndërkaq çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar ankimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre. Dy prokurorët kanë ankimuar një seri procedurash ligjore, të ndjekura nga KPK, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, si edhe të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga