LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e opozitës/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Bushati

18 Korrik 2018, 11:59, Aktualitet CNA
Akuzat e opozitës/ Përgjigjet “dhëmb për

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është kundërpërgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, duke mohuar deklaratat për rikonstrukturim të kufinjve.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, Bushati theksoi se marrëveshja në fjalë nuk bën fjalë për ristrukturim kufijsh.

Sipas ministrit të Jashtëm, qeveria shqiptare i ka qëndruar besnike vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rregullave të saj që përcakton ligji.

?Ka dezinformim nga PD dhe jo vetëm. Flitet për km katror det dhe për zona potencialisht naftëmbajtëse, gjoja për fshirje të nocionit të çështjes çame. Kam dëgjuar shumë të tulla gjatë kësaj periudhë dhe është e qartë që ka një tentativë të orkestruar. E kam thënë dhe herë të tjera , ne jemi të vendosur ta çojmë përpara axhendën me Greqinë. Në rastin e Shqipërisë ne kem një plus siç është Gjykata Kushtetuese, që ofron një ligj me rregulla se çfarë s?duhet bërë. Vendimi i Kushtetueses është një linjë e kuqe, dhe imponuese për ne. Por efekti i një Gjykatë nuk mund të ketë ndikim edhe në vendin tjetër. Nuk bëhet as për ristrukturim kufijsh apo rishkrim të kufijve.?-u shpreh ministri Bushati.

Po ashtu, Bushati u shpreh se janë të gjitha ligjet ndërkombëtare në funksion të kësaj çështje.

?Me vendet fqinjë kemi marrëveshjet përkatëse për kufijtë, edhe me Greqinë duam të kopsitim të njëjtin proces. Në bazë të ligjin ne do t?i kërkojmë presidentit autorizimin për arritjen e kësaj marrëveshje. Siç ju kemi thënë negociatat nuk kanë përfunduar, jemi në proces bisedimesh. Nuk mund të them se do të përfundojë brenda dy javësh, pasi është një proces që do kohën e tij?- tha Bushati.

Lajmet e fundit nga