LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentativa për grusht shteti/ Burg përjetë për 31 persona

17 Korrik 2018, 19:49, Aktualitet CNA
Tentativa për grusht shteti/ Burg përjetë për 31 persona

Gjykata e Krimeve të Rënda në Ankara ka dënuar me burgim të përjetshëm 31 prej 316 personave, të cilët akuzohen për përfshirje në grushtin e shtetit, në 15 korrik të  2016-ës.

Sipas ?Anadoly Agency?, Në mesin e tyre është edhe ish komandanti i shkollave të xhandarmësirë të asaj periudhe gjeneral brigade Sad?k Köro?lu.

Përveç Köro?lu, me burgim të përjetshëm u dënuan edhe ish gjeneralë brigade, ish-kolonelë, nënkolonelë, majorë.

Gjatë seancës kanë qenë të pranishëm edhe të akuzuarit në gjendje të lirë, të shoqëruar nga avokatët e tyre.

Sipas mediave turke, dosja e 280 të akuzuarve dhe 5 personave të tjerë që janë në arrati është ndarë nga dosja aktuale, ndërsa gjykimi i këtyre të akuzuarve do të vazhdojë në një proces tjetër gjyqësor./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga