LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me dëftesat/ Nikolla jep llogari para deputetëve

17 Korrik 2018, 08:36, Aktualitet CNA
Skandali me dëftesat/ Nikolla jep llogari para deputetëve

Komisioni i Medias, ku po raportonte ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është shoqëruar me debate në lidhje me skandalin me dëftesat.

Që në nisje të mbledhjes së komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar skandalin e ndodhur me deftesat, ku sipas saj ende sot rreth 420 mijë nxënës të arsimit parauniversitar nuk kanë marrë dëftesat.

Sipas Vokshit kjo është hera e parë në 27 vite që ndodh diçka e tillë se në PD janë adresuar qindra mesazhe nga prindërit.

?Keni gënjyer që deftesat janë shpërndarë në shkolla, në PD kanë ardhur qindra mesazhe nga prindër që janë të shqetësuar. Shpresoj që pas kësaj të mos kërcënoni deputetët e PD-së. Duhet ti kërkoni ndjesë 420 mijë nxënësve që nuk marrin dot dëftesën?-i është drejtuar Vokshi, Nikollës.

Ndërsa nga ana tjetër ministrja është përgjigjur se ?Unë nuk ka arsye që të kërcënoj askënd, ka qenë në etikën time kjo edhe pa qenë ministre. I jam drejtuar prokurorisë për akuzat tuaja. Shpif-shpif se diçka do të mbetet është kauza e partisë tuaj, po ne që punojmë me mish dhe me shpirt nuk mund ta pranojmë këtë. Nxënësit dhe prindërit e Shqipërisë janë sqaruar, dhe të gjithë janë në dijeni.?

Lajmet e fundit nga