LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë

17 Korrik 2018, 08:08, Aktualitet CNA
Shkarkohet nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.  Trupa gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici ka vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Admir Thanza.

Mësohet se vetë Thanza nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqëua nga avokati i tij.

Anëtari i Gjykatës së Lartë ka dalë javën e kaluar para komisionit të Vettingut, ku është zbuluar një dënim surprizë i tij në Itali për vjedhje në supermarket në vitin 1999, me 40 ditë burg dhe gjobë për vjedhje. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.

Fshehu dënimin në Itali dhe mashtroi me pasurinë/ Ish-Gjyqtari Admir Thanza drejt burgut?

Lajmet e fundit nga