LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Progresi në negociata/ Zbulohet gënjeshtra e kryeministrit

17 Korrik 2018, 17:42, Aktualitet CNA
Progresi në negociata/ Zbulohet gënjeshtra e kryeministrit

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka sulmuar shefin e qeverisë në lidhje me deklaratën e tij në konferencën me ambasadorin Hahn, ku foli për progresin e jashtëzakonshëm.

Sipas Berishës Rama gënjeu, pasi rekomandimi për hapjen e negociatave u hodh poshtë nga 28 liderë të BE-së.

Berisha shton më tej se progresi ekziston vetëm në kokën e kryeministrit.

Postimi i plotë

Një një sukses i super jashtëzakonshëm!

Te dashur miq, në deklaratën e tij para mediave në prani të komisionerit Hahn, piktori dështak shpërtheu si zakonisht në një skizë paranojake. Ai u tha gazetarëve: ?doni apo nuk doni ju ne kemi bërë progres të jashtëzakonshëm prandaj dhe në momentin e fundit bindem Holandën dhe Francen?!?!?

Progresi i jashtëzakonshëm i piktorit dështak, që nuk di çfarë flet, bëri që:

1- Të hidhet poshtë me unanimitet nga 28 liderë të BE-s, për shkak të progresit të tij imagjinar të jashtëzakonshëm, rekomandimi për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë.

2- Të hidhet poshtë nga 28 shefat e qeverive të vendeve anëtare të BE-s, për shkak të progresit të tij të jashtëzakonshëm në letër, propozimi gjerman për marrjen më 27 qershor 2018 të vendimit për hapjen e negociatave dhe hapjen e tyre pas plotësimit të 10 kushteve të dekalogut të famshem të Bundestagut dhe qeverisë gjermane.

3- Të hidhet poshtë me unanimitet, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm që ekziston vetëm në psiqizmin e psikopatit që nuk di se çfarë flet, edhe propozimi i qeverisë austriake për shtyrjen deri në dhjetor 2018 të shqyrtimit të propozimit gjerman.

4- Të shtyhet me konsensus të plotë sipas propozimit francez, për shkak të progresit të jashtëzakonshëm të mendjes së sëmurë të piktorit dështak, diskutimi i vendimit për hapjen e negociatave për një vit e gjysmë, pra për dhjetor të vitit 2019./ CNA.al

Lajmet e fundit nga