LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KPK jep vendimin/ Një tjetër gjyqtar “ngec” në rrjetën e Vettingut

17 Korrik 2018, 07:07, Aktualitet CNA
KPK jep vendimin/ Një tjetër gjyqtar “ngec” në

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur sot vendimin për gjyqtarin Tom Ndreca, për të cilin është vendosur shkarkimi nga detyra.

Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Sipas relatores, hetimi administrativ ka perfshire kriterin e pasurise dhe pastertise se figures per Ndrecen.

KPK vlereson se subjekti ka mungese te burimeve te ligjshme financiare per likuiditetin 1.8 mln leke. Ka fshehje pasurie te luajtshme, nje automjet. Ka pasaktesi dhe mosperputhje mes deklarimeve nder vite me deklaraten per vetingun.

Lidhur me pastertine e figures, DSIK ka konstatuar pershtatshmeri per Tom Ndrecen. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. eshte lidhur nje kontrate shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motres se tij, blereses, gruas se Ndreces.

N.Gj. eshte kunati i Tom Ndreces dhe eshte anetar i familjes dhe per shitjen e mjetit hyn ne rrethin e personave te lidhur. Per shtetasin N.Gj. ka pasur informacione se ka precedente penale. Ai eshte arrestuar ne 9.11.2011 eshte liruar 5.12.2011 i hetuar per prodhim dhe shitje narkotikesh.

Lajmet e fundit nga