LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financoi protestën kundër marrëveshjes së emrit/ Zbulohet identiteti i miliarderit

17 Korrik 2018, 15:40, Aktualitet CNA
Financoi protestën kundër marrëveshjes së emrit/ Zbulohet

Mediat maqedonase kanë zbuluar se njëri prej nxitësve kryesorë të trazirave që synojnë zhbërjen e marrëveshjes së emrit me Greqinë, është Ivan Savidhi.

Ky i fundit, i cili është edhe president i ekipit të futbollit të Paokut, po pengon edhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Nga hetimet e zhvilluara, rezulton se Savidhis i ka kaluar përmes një transaksioni bankar 300 mijë euro disa maqedonasve, të cilët ishin pjesëmarrës në protestën e dhunshme të opozitës më 18 qershor në Shkup.

Kjo protestë u bë pikërisht një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës.

Dyshohet se  paratë shkuan për një grup huliganësh të futbollit të quajtur ?Komitët?, të cilët mbështesin partinë e ish-Kryeministrit Gruevski.

Ndërkohë sipas mediave greke, Savidhi ka mohuar kategorikisht këto akuza.

Kujtojmë se ish-deputeti i partisë së Putinit në parlamentin rus, sipas revistës ?Forbes?, ka një pasuri prej 2 miliardë dollarësh. /CNA.al

Lajmet e fundit nga