LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Do të përballet në prokurori me opozitën/ Zbulohet e-maili që “fundos” ministren Nikolla?

17 Korrik 2018, 10:48, Aktualitet CNA
Do të përballet në prokurori me opozitën/ Zbulohet e-maili

Vonesa në dhënien e dëftesave për 420 mijë nxënës, është bërë shkak për debate dhe përplasje të forta në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar të Medias dhe të Edukimit.

Nikolla i cilësoi shpifje akuzat e deputetëve demokratë, teksa shtoi se me ta do të përballet në Prokurori.

Por, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i deputetit Luçiano Boçi, i cili tha se dhe sot dëftesat nuk janë rishpërndarë në shkolla, duke e përgenjeshtruar ministren Nikolla, e cila u shpreh se dëftesat me problem nuk ishin shpërndarë në shkolla, dhe se gabimi ishte kapur në kohë.

Boçi publikoi një email të nisur nga drejtoria arsimore Durrës drejtuar shkollave.

Në email DAR Durrës kërkonte ndërprerjen e plotesimit të dëftesave për shkak të gabimeve deri në riprintimin e tyre. Në email shkruhej se në rast se janë shpërndarë, të rimblidhen.

Nikolla: Të gjithë certifikatat dhe diplomat për nxënësit qe do studiojnë jashtë vendit janë shpërndarë

Vokshi-Nikollës: Po më pyesin, kur do shpërndahen dëftesat?

Nikolla: Ka patur një gabim ne numrin rendor të klasës së 9. Tenderi për dëftesat nuk kryhet nga MASR por nga sektori i prokurimit në Ministrine e Brendshme. Dëftesat po shpërndahen nëpër shkolla, akuzave që më janë ngritur do u shkojë deri në fund./ CNA.al

Lajmet e fundit nga