LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alarmon deputetja/ Thirrje urgjente qeverisë

17 Korrik 2018, 09:41, Aktualitet CNA
Alarmon deputetja/ Thirrje urgjente qeverisë

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë është shoqëruar me debate të forta dhe shkak për këtë është bërë çështja e Teatrit Kombëtar dhe kompania ?Fusha? shpk që ka marrë përsipër ndërtimin e godinës së re.

Gjatë fjalës së saj, nënkryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për ekonominë, ndërsa u shpreh se kompania Fusha po pastron paratë, ndërsa ky ligj është antikushtetues. Ajo tha se paratë e drogës po depërtojnë në ekonomi dhe i ka bërë thirrje urgjente qeverisë të marrë masa.

Po ashtu, ajo shtoi se pastrimi i parave po bëhet edhe në pikat e këmbimit valutor. Po ashtu Tabaku kërkoi që komisionit t?i vihej në dispozicion raporti i Bankës së Shqipërisë.

?Ligji ?fusha? për teatrin është antikushtetues dhe po bën pastrim parash. Afera është Teatri Kombëtar. Paratë e drogës po depertojnë në ekonomi, ndaj qeveria të marrë masa. Pastrim parash po bëhet edhe në pikat e këmbimit valuator. Ndaj duam që të na vihet në dispozicion raporti i Bankës së Shqipërisë. Në vend po zhvillohet ekonomia e krimit, bizneset po mbyllen masivisht. Unë i bëra pyetje për raportin Sejkos dhe nuk e lejuat që të përgjigjej?, tha Tabaku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga