LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për grup të sktrukturuar kriminal/ Zbardhet vendimi i gjykatës

17 Korrik 2018, 19:21, Aktualitet CNA
Akuzat për grup të sktrukturuar kriminal/ Zbardhet vendimi i

Gjykata themelore e Prishtinës ka shpallur fajtorë shtatë persona për akuzën e terrorizmit, të cilët u dënuan me gjiobë dhe heqje lirie.

Artan Kadriu u dënua me katër vjet heqje lirie, Besim Shabani, Egzon Latifi dhe Bekim Halili, u dënuan me tre vjet heqje lirie, ndërsa Adil Bushi dhe Jetmir Bushi u dënuan me dy vite e katër muaj.

Mësohet se njëri nga të akuzuarit është liruar nga akuza, pasi gjykata nuk ka gjetur prova të mjaftueshme.

Kujtojmë se që nga fillimi i konfliktit në Siri, rreth 317 qytetarë të Kosovës besohet se janë përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Rreth 120 prej tyre janë kthyer prej andej, kryesisht të zhgënjyer me realitetin  me të cilin janë përballur.

Deri më tani janë dënuar mbi 50 persona, ndërsa rreth 200 të tjerë janë arrestuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. /CNA.al

Lajmet e fundit nga