LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrimi i Top Channel me ardhjen e Blushit/ Ja largimi i radhës

16 Korrik 2018, 11:12, Aktualitet CNA
Shkatërrimi i Top Channel me ardhjen e Blushit/ Ja largimi i radhës

Prej fundit të janarit të këtij viti, Ben Blushi, ish-kryetar i Libras, ish-ministër socialist dhe ish- deputet, ka marrë zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Top Channel-it.

Blushi u prezantua nga vetë presidentja e Kompanisë, Vjollca Hoxha, e cila në një komunikimin që ka bëri me drejtuesit e departamenteve të Top Channel në atë kohë, është shprehur se ?Jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë Top Channel për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në krejt hapësirën shqipfolëse.?.

Në atë kohë u tha gjithashtu, se Ben Blushi bashkë me pronaren në minorancë të aksioneve të Top Channel Vjollca Hoxhën do të fillojnë një betejë të fortë me qeverinë për të ringritur televizionin, gjë e cila realisht  nuk ka ndodhur.

Por çfarë ka ndodhur me Top Channel pas ardhjes së Blushit?

Largimet dhe skandalet nga kjo media pas marrjes së drejtimit nga Ben Blushi kanë qënë të njëpasnjëshme.

Përmendim këtu rastin e moderatorit Ledion Liço, për të cilin mediat raportuan se është drejt largimit nga Top Channel, edhe pse vetë ai e ka mohuar një gjë të tillë. Por, disa ditë me parë në media u publikua mesazhi që vetë drejtuesi i ?The Voice? u ka dërguar pjesëtarëve të stafit, duke u thënë atyre se do të ndërpresin punën, për shkak të pamundësisë ekonomike dhe problemeve me pagat. Ndërsa thekson se për angazhimin e tyre në këtë periudhë do ti paguajë vetë personalisht.

Një tjetër largim që bëri bujë në media, ishte edhe ai i gazetarit dhe moderatorit të emisionit politik ?Të paekspozurit?, Ylli Rakipi, i cili sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e këtij televizioni.

Një tjetër largim nga Top Channel është edhe ai i moderatorit të emisionit ?Procesi Sportiv?, Edi Manushi.

Manushi, i cili prej shumë vitesh drejton ?Proçesin sportiv? do të largohet përfundimisht nga ky emision.

Mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit ?Top Arena?, vetë prezantuesi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e ?Proçesit Sportiv?.

Por, këta nuk janë të vetmit që janë larguar nga Top Channel pas ardhjes së Ben Blushit. Lista e gazetarëve të larguar është e gjatë, por edhe aktorët e emisionit të humorit ?Portokalli?, janë të shumtë që kanë braktisur këtë televizion.

Nga ana tjetër, edhe një prej emisioneve me audiencën më të lartë televizive, emisioni satiriko-investigativ, në ?Top Channel?, ?Fiks Fare?, tashmë ka kaluar në vetëfinancim.

Dalja e ?Fiksit? me vetëfinancim, nxjerr jashtë buxhetit të ?TOP-it?, 47 persona, pasi ?Fiks Fare?, do t?i sigurojë vetë të ardhurat, duke përfshirë stafin dhe shpenzimet që ka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga