LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ramës i dhemb mesi”/ Gjekmarkaj tallet keqazi me kryeministrin

16 Korrik 2018, 12:24, Aktualitet CNA
“Ramës i dhemb mesi”/ Gjekmarkaj tallet keqazi me kryeministrin

Profesori i njohur Agron Gjekmarkaj, në një opinion të botuar në gazeten ?Panorama? ka ironizuar kryeministrin Rama, në lidhje me postimet që ky i fundit bën cdo ditë në rrjetet sociale.

?Çdo ditë perëndie ai, si lajmës i saj, na jep të shohim nga një video të Shqipërisë zonjë, të asaj që duam, të bërë në kompjuter tani për tani. Rrugë, tunele që çajnë malet, ura që i bashkojnë ato, njerëz, fëmijë të teknologjisë që baresin në këtë bahçe qeveritare mbushur me jaseminë, zymbylë e nektar fantazie trazuar në gotë nga orakujt e Rilindjes.?-shkruan Gjekmarkaj.

Por, Gjekmarkaj në opinionin e tij shkon edhe më tej. Ndërsa i referohet një takimi, për të cilin në media u raportua se Rama është injoruar nga liderët e botës, Gjekmarkaj shkruan ?Këto ditë, një mërzitje dhe inat ka kapur atë me udhëheqësit e botës, të cilët i ndenjën rëndë, sertë, zymtë, Edi Ramës duke mos marrë në konsideratë babaxhanllëkun e tij qelibar si ujë kroi.

Ai bëri çmos që ta cimbiste vëmendjen e liderëve të mëdhenj të botës me shikimet e tij të ëmbla, hokat plot gaz e sqimë, afrimitetin prej bandilli, thelbizllëkun që s?e ka zakon. Trumpi i ndenji rëndë. Nuk bëri mirë. Të thyesh zemra është e lehtë.?.

Në vijim të ironisë së tij therëse, profesori i njohur vijon me tej ?Megjithëse Ramës i dhemb mesi, gjithë ai burrë i gjatë u ul për t?i folur te veshi e ai sikur të ishte shurdh shtatë brezash. Nuk kthente as kokën sikur ta kishte qafën të ngrirë në allçi. As Makronit të mos ia harrojmë atë ikje të beftë pa jaranllëk sikur ai dy metër burrë të ishte i padukshëm.?.

Po ashtu ai me tej shprehet, ?E pra, ai, ky i yni, i doli para-prapa, e pa më me ëmbëlsi se Brizhita e ai, si gdhë. Shyqyr që nuk e ka parë Ornela Vorpsi se ditë e zezë do të qe per Manuelin e Francës, kaq indiferent ndaj atij që magjepsi Parisin. Çfarë e di ai Kryeministrin e Shqipërisë, i cili u ndal, u shkartis në dashamirësi dhe pritje për ta begenisur!? Derdimen? Bjerrakohës? Jo, more, jo! Ai është Edi Rama, që shemb një teatër me një të fryrë dhe ndërton kulla me një shikim. T?i vijë anash Makron beu atij.?

Lajmet e fundit nga