LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qëlloi 23 herë ndaj ish-policit dhe gruas së tij/ Kamerat “kapin” një nga ekzekutorët e çiftit

16 Korrik 2018, 16:31, Aktualitet CNA
Qëlloi 23 herë ndaj ish-policit dhe gruas së tij/ Kamerat

Vrasja e ish-policit Boran Berçana dhe bashkëjetueses së tij Silvi Ndoci ende nuk ka autor, ndërsa motivet mbeten të panjohura.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se në atentatin ndaj çiftit morën pjesë të paktën dy persona.

Ka qenë ora 01.30 minuta e së dieles, kur 30 vjeçari dhe gruaja 25 vjeçare janë qëlluar me 23 plumba brenda mjetit të tyre tip ?Benz? me një armë automatike me silenciator, prodhim gjerman M5P, ku një karikator mban 30 fishekë.

Autori është afruar në këmbë tek makina.

Fillimisht ka qëlluar në kokë e trup 30 vjeçarin dhe më pas gruan, duke i lënë të vdekur në vend.

Ata u sulmuan në oborrin e pallatit ku jetonin, ndërsa në makinë bashkë me ta ishte edhe fëmija rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht shpëtoi pa lëndime, por mbeti në makinë për rreth 5 orë me prindërit e vrarë.

Kamera e sigurisë brenda zonës ku ndodhi krimi ka filmuar skenën dhe sipas burimeve, autori nuk ka qënë i maskuar, por cilësia e dobët e pamjeve e bën të pamundur identifikimin, ndaj video është dërguar për ekzaminim në kryeqytet.

Autori është pritur në rrugën kryesore nga një tjetër bashkëpunëtor që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Disa kilometra më tutje, në by pass-in e qytetit, duke shfrytëzuar errësirën, kanë djegur makinën tip ?Benz? dhe armën e krimit, dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Numri i shasisë së mjetit pritet të ndihmojë në gjetjen e poseduesit të saj, thonë ekspertët e policisë.

Deri më tani në Komisariatin e Shkodrës ka patur mbi 20 shtetas të shoqëruar për t?u marrë në pyetje mbi këtë vrasje, mes të cilëve edhe familjarë të viktimave, nëse kanë dijeni për ndonjë konflikt apo shqetësim që mund ti kenë shprehur të afërmit.

Boran Berçana e Silvi Ndoci u përcollën këtë të hënë në banesën e fundit mes lotëve dhe dhimbjes së familjarëve, miqve dhe qytetarëve të Shkodrës.

Askush nga familjarët nuk pranoi të flasë për ngjarjen e rëndë, motivet e të cilës mbeten mister.

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit nga