LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Progresi i Maqedonisë/ Stoltenberg: Një hap i madh drejt një rruge të ndritshme

16 Korrik 2018, 15:04, Aktualitet CNA
Progresi i Maqedonisë/ Stoltenberg: Një hap i madh drejt një

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me sfidat që presin Maqedoninë pas ftesës për anëtarësim. Sipas gazetës “Koha”, Stoltenberg është shprehur se maqedonasit zgjodhën unitetin kombëtar, kundrejt shkatërrimit kombëtar.

Më tej ai ka përshëndetur marrëveshjen me Greqinë, duke e cilësuar historike, si dhe Traktatin e Miqësisë me Bullgarinë.

?Që atëherë, ju keni punuar pa pushim për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të ndërtuar ura me fqinjët, duke përfshirë edhe Traktatin historik të Miqësisë me Bullgarinë. Marrëveshja historike me Greqinë për çështjen e emrit e ka hapur tashmë mundësinë e përparimit drejt integrimit transatlantik, duke përfshirë edhe anëtarësimin e plotë në NATO?, u shpreh Stoltenberg.

Shefi i NATO-s ka shtuar gjithashtu, se të qenit pjesë e aleancës më të sukseshme në botë, është një hap i madh drejt një rruge të ndritshme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga