LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bes Kallaku tregon vështirësitë e para të atësisë dhe do t’ju shkrijë së qeshuri

16 Korrik 2018, 14:50, Lifestyle CNA
Bes Kallaku tregon vështirësitë e para të atësisë

Të enjten e javës që lamë pas, çifti i famshëm Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj u bekuan me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, vogëlushes së quajtur Ajka.

Pas lindjes së të voglës së tyre, si Besi ashtu edhe Xhensila i dedikuan dy statuse të gjata në rrjetet sociale ku shprehnin lumturinë e jashtëzakonshme që kishin përjetuar për ardhjen e sja në jetë. Mirëpo së bashku me lumturinë, me lindjen e një fëmije vijnë dhe vështirësi të shumta dhe këtë aktori i njohur i humorit sapo e konfirmoi nëpërmjet nëj statusi në Insta Story.

?Kërkoj gjumë me qera. Më duhet veç për nja 2 orë, e kthej prap!?, ka shkruar me humor Besi, duke lënë të kuptohet se Ajka e vogël e ka lënë pa gjumë.

Dhe fakti që që prej lindjes Xhensila është zhdukur nga rrjetet sociale, do të thotë se me shumë gjasa ajo vetë do të jetë duke e vuajtur më shumë këtë pjesë se partneri i saj.

Lajmet e fundit nga