LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet lokale-Garuesit e PD dhe PS në Kamëz/ Rama me biznesmen, Basha me emër surprizë

15 Korrik 2018, 15:42, Aktualitet CNA

Zgjedhjet lokale duket se janë jo shumë larg, megjithëse do të duhet përafërsisht një vit që ato të zhvillohen dhe deri atëhere do të kenë rrjedhur shumë ujëra.

Në këtë situatë shpesh të turbullt politike palët kanë filluar të lëvizin shpejt dhe të konfigurojnë kandidatët e tyre për t?i pasur të gatshëm në një garë që do jetë në disa nga bashkitë mjaft të  nxehta.

Në bashkitë më të nxehta në Shqipëri pritet të jetë bashkia e Kamzës, ku socialistët e Edi Ramës pretendojnë që të fitojnë duke kandiduar në rradhët e tyre, biznesmenin Rakip Suli. Deputeti socialist, një mbështetës apo politikan i linjës mavi të socialistëve, në lidhje direkt me Edi Ramën, një njeri i cili nuk duket të ketë qënë shpesh aktiv në parlament, por duket si një personazh nga fusha e biznesit, me reputacion në bashkinë e Kamzës, i cili mund të rriskojë fort qeverisjen e pandalshme të demokratëve në këtë bashki.

Përballë kandidatit Suli të Edi Ramës, Lulzim Basha ka tashmë gati për një betejë dy kandidatë, kryebashkiakun aktual të Kamzës, Xhelal Mziu, si dhe një pretendent tjetër i cili është biznesmeni i njohur Flamur Hoxha, një njeri i afruar tashmë me Lulzim Bashën në drejtimin e PD, i kandiduar si deputet dhe një pretendent për këtë garë.

Në fakt beteja midis Xhelal Mziut dhe Flamur Hoxhës shkaktoi dhe incident në Partinë Demokratike, ku Mziu gjuajti me grushta Genc Strazimirin, një nga njerëzit e deleguar të Lulzim Bashës në Kamëz që mbështeste kandidatin Flamur Hoxha dhe po punonte në fakt kundër kandidaturës apo rikandidimit të Xhelal Mziut.

Lulzim Basha nuk e ka lënë vetëm me këto dy emra, por ka shkuar më tej. Ai ka nxjerrë një kandidat surprizë. Dhe ky është Flamur Noka.

Ish ministri i Berishës, aktualisht një nga deputetët më aktiv të Partisë Demokratike dhe një mbështetës i fortë i linjës së Berishës. Flamur Noka është kandidatura që diskutohet më shumë nga strukturat e demokratëve në Kamëz.

Noka pritet të jetë një nga pretendentët kryesorë për të garuar në Bashkinë e Kamzës përballë Mziut i cili mund të tërhiqet për shkak të disa problemeve ligjore siç pretendohet nga demokratët, rikandidimin e shpeshtë apo proçes gjyqësor.

Nga ana tjetër Flamur Hoxha do të hapte rrugën për Flamur Nokën, pasi e shikon shumë të vështirë  sipas demokratëve garën me biznesmenin Rakip Suli, i cili duket të jetë një kandidaturë vërtetë  ?e frikshme? për demokratët.

Tashmë demokratët për Kamzën kanë tre emra, ndërsa socialistët kanë Rakip Sulin. Me shumë mundësi Flamur Noka do të jetë kandidati zyrtar nga demokratët, por një garë tepër të ethshme dhe që parashikohet të jetë e ashpër. Kjo për shkak dhe të qëndrimeve që mund të ketë Xhelal Mziu për shkak të mosrikandidimit të tij. Një përçarje e lehtë apo një tronditje e strukturave ashtu siç po ndodh rëndom në Partinë Demokratike, mund ti shkaktonte dhe humbje. Por një bashkim pas një kandidati dhe një fushatë model mund t?ju siguronte fitoren e rradhës demokratëve ne Kamëz, duke bërë që ata mos të dorëzojnë një nga bastionet e tyre kryesore në Shqipëri./ CNA.al

Më poshtë CV-të e emrave të sipërpërmendur: 

Rakip Suli

Rakip Suli lindi në Dibër, më 22 shtator 1965. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe studimet master për të ?Drejtën Private dhe Biznes?.

Është themelues dhe ish-administrator i Shoqërisë Aurora Group Sh.p.k. Gjithashtu është bashkëthemelues i LID-së.

Rakip Suli është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

 

Flamur Hoxha

Biznesmeni Flamur Hoxha është njeriu i cili pretendohet se do të kandidohet nga Basha për bashkinë e Kamzës. Flamur Hoxha ka lindur në Kukës me datën 20.03.1968.

Në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, Flamur Hoxha u kandidua nga Basha nën siglën e Partisë Demokratike, për deputet në qarkun e Tiranës.

Ka punuar si Administrator në shoqëri të ndryshme si dhe është sipermarrës dhe biznesmen i sukseseshëm.

Para 27 vjetesh Flamur Hoxha përfshihej në rrethin e të përsekuruarve politikë nga regjimi komunist. Në vitin 1975 ia pushkatuan gjyshin, sepse ishte i zoti dhe të zotët nuk i duronte diktatura, që kundër të zotëve godiste me rrufe për të mbjellë kudo frikën e terrorin.

Flamur Hoxha i rritur në internim në rrethinat e Ishmit të Durrësit

Ai është me PD që në themelimin e saj,i anëtarësuar në këtë parti që me 25 dhjetor 1990. Sponsor i vazhueshëm i PD dega Durrës  në ditë të vështira të saj, duke filluar që nga viti ?91, e në vazhdim. Flamur Hoxha është sponsor i Revistës Illz, revistë letrare e Tiranës, revista më e mirë letrare që botohet në Shqipëri dhe që përfshin gjithë rajonin e Ballkanit, revistë me bord të nivelit më të lartë.

 

Xhelal Mziu

Xhelal Mziu lindi më 14 prill 1967 në Dibër, u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Ekonomik, në vitin 1993. Nga viti 2009 e në vazhdim, është pedagog i jashtëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës në Fakultetin Ekonomik, në lëndën Analizë Financiare. Është autor dhe bashkautor i artikujve dhe studimeve në fushën e financës dhe të ekonomisë, botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Mes shumë kualifikimesh, titujsh dhe nderimesh brenda dhe jashtë Shqipërisë, kryebashkiaku Xhelal Mziu nga viti 2013 mban edhe një nga titujt mjaft të rëndësishëm shkencorë, pikërisht gradën ?Doktor?. Kjo gradë e lartë shkencore i është dhënë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës për disertacionin me temë ?Vlerësimi i leverdishmërisë ekonomike financiare për realizimin dhe administrimin e investimeve publike?, studim rasti, në fushën Ekonomi dhe Agrobiznes, profili Financë-Kontabilitet.

Nga viti 2007 e në vazhdim, z. Mziu është anëtar i Kryesisë i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, pjesëmarrës në hartimin e programit për mbarëvajtjen e veprimtarisë së Shoqatës dhe i angazhuar drejtpërdrejt në përmbushjen e objektivave të saj.

Flamur Noka

Flamur Noka ka lindur më 3 mars 1971 në Kukës. Është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Noka ishte Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitet 2009-2013.

Flamur Noka është diplomuar në mjekësi, onkolog, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Prej vitit 1998-2005, Flamur Noka ka qënë sekretar i FRPD, ndërsa në vitet 2005-2013 sekretar i PD dhe anëtar kryesie. Në 2013  është zgjedhur ministër i Brendshëm dhe në 2009, 2013 dhe 2017 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, nën siglën e Partisë Demokratike, gjithashtu është edhe anëtar i kryesisë së kësaj force politike.

 

Lajmet e fundit nga