LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama nuk pranohet nga amerikanët”/ Ngjela tregon dështimin e tij

15 Korrik 2018, 07:57, Aktualitet CNA
“Rama nuk pranohet nga amerikanët”/ Ngjela tregon

Në një intervistë dhënë për gazetën ?Dita? avokati Spartak Ngjela ka komentuar reformën në drejtësi, si dhe sjelljen e mazhorancës apo opozitës.

Ngjela, duke pranuar se e njeh mirë politikën amerikane ka thënë se ?Ramën tanimë nuk po e pranon më politika amerikane në funksion të reformës, por ajo ka gjetur pika të tjera brenda mazhorancës në të cilat mbahet?.

I pyetur për qeversjen e kryeministrit dhe gjënë më negative të bërë nga Rama në këto 5 vite, Ngjela ka thënë se është pensimizmi i falur shqiptarëve, çka lë të nënkuptohet se qeverisja e tij ka dështuar.

?Nëse do të konsideronim një gjë negative shumë të rëndë gjatë 5 viteve të qeverisë Rama,  është fakti se gjatë mandatit të kësaj qeverie është rritur pesimizmi i shqiptarët. Kjo do të mjaftonte për të mos lejuar më të qeveriste?.

Më tej Ngjela u shpreh se ?kryesorja është fakti që e ka kapur shumë mirë niveli i lartë i politikës perëndimore, që gjithçka që duhet ndërtuar, duhet të fillojë nga drejtësia. Nëse do të kishim një drejtësi të pavarur, pushtet gjyqësor të drejt, me nivel të lartë të dhënies së drejtësisë dhe të goditjes së krimit, Rama nuk dilte dot kryeministër me një pushtet gjyqësor të pavarur, se nuk do kishin kaluar manipulimet e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga