Aktualitet
Ekzekutimi i çiftit në makinë/ Dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Një çift është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër, brenda makinës që ndodhej poshtë banesës së tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu”, ndërsa viktimat janë identifikuar nga banorë të zonës.
Nga të dhënat mësohet se viktima është identifikuar si shtetasi Boran Bercana, 30-vjeç.
Boran Bercana sipas burimeve jozyrtare ka qënë ish-shef i Krimeve në Pukë dhe ka dhënë dorëheqjen para realizimit të procesit të vetingut në radhët e policisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në makinë ka qenë dhe fëmija i tyre 1 vjeçar, i cili është dërguar në spital dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Mësohet se në vendin e ngjarjes gjatë kqyrjes së zonës policia ka gjetur 25 gëzhoja, ndërsa është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Më poshtë sjellim dhe foto nga vendi i ngjarjes. /CNA.al
Foto: