Connect with Us

Debati për Magjistraturët/ Balla i “shtrin dorën” opozitës?

Aktualitet

Debati për Magjistraturët/ Balla i “shtrin dorën” opozitës?

Publikuar

-

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar sot për ecurinë e Reformës në Drejtësi si edhe miratimin në parlament të ligjit për regjistrimet e reja në Shkollën e Magjistraturës të studentëve ekselentë të Drejtësisë.

Duke ju përgjigjur interesimit të mediave për Shkollën e Magjistraturës pas përfundimit të Samitit të Parlamenteve të Europës Qëndrore dhe Lindore, Balla tha se mazhoranca ka vullnetin e plotë politik për të ecur përpara në implementimin e plotë të reformës në drejtësi dhe Vettingut.

Por, Balla theksoi se “ky ndryshim në ligj kërkon një shumicë të cilësuar të cilën ne synojmë ta realizojmë përmes dialogut dhekonsensusit politik, me ato palë politike të cilat janë të gatshme t’i qëndrojnë konseguente qëndrimeve të tyre të mëparshme, në mënyrë që të përmbushim të gjitha detyrimet së bashku.”

Ndër të tjera, Balla u shpreh se “Gjatë kësaj jave parlamentare që vijon prej ditës së nesërme, një prej çështjeve më të rëndësishme që mbetet është rivendosja në afat për shkak të tejkalimit të tij, të regjistrimeve të reja në Shkollën e Magjistraturës por edhe sistemimin në sistem të atyre që kanë mbaruar, është një prej detyrimeve kryesore në kuadër të vijimit të mëtejshëm të implementimit të reformës në drejtësi.

LEXO EDHE:  Balla “kritikon” qytetarët/ Nëse e ndërton shtëpinë pranë tij, pronari Lumë mund ta marrë

Ka pasur një tejkalim të afatit që vjen për shkak të vonesës së ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo për shkak të vonesës që u krijua, kujtoj këtu, nga çadra dhe më pas nga apelimi i kotë në Gjykatën Kushtetuese të procesit të vettingut.”

Sipas socialistit Balla, këtu nuk bëhet fjalë për një pazar sikurse e quajnë përfaqësues të opozitës, por për një një detyrim të qartë të çdo force politike të përgjegjshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Publikuar

-

Nga

Nisma e mazhorancës për shkarkimin e Metës/ Bushati: Presidenti duhet të jetë i Shqipërisë, jo i partisë

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati  ka komentuar mbi nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duke u shprehur se ai ka shkelur  Kushtetutën. Në një intervistë për Frontline Bushati deklaroi  se ka ardhur koha që Meta të mos jetë president i një partie , por i gjithë Shqipërisë.

“Presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën, është marrë me politikë, ka përdorur gjuhë të papërshtatshme. Jemi të gjithë të unifikuar në vendimin tonë për të shkarkuar Presidentin Meta. Duhet të vendosim një precedent që ai që duhet të jetë President i Shqipërisë nuk është vetëm interes, por edhe sakrificë. Nuk duhet të merresh me politikë, duhet të jesh i paanshëm.

Historia ka treguar që të jesh President i shqiptarëve nuk është privilegj. Ne menduam që do të ishte një njeri që do ia kthente Shqipërisë në të mirë atë që kishte marrë nga politika. Partia e familjes Meta është tkurrur zgjedhje pas zgjedhjeve, aq më shumë tkurrej partia aq më e vështirë bëhej gjuha e presidentit. Ka ardhur koha që Presidenti duhet të jetë presidenti i të gjithë shqiptarëve, jo i një partie.”, u shpreh Bushati.

Më tej, deputeti i PS ka sqaruar se retorika e ashpër për vrasje dhe prerje duarsh e përdorur nga Meta kanë bërë që mazhoranca të jetë e vendosur për të shkuar deri në fund nismës për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Ai shton se kërkesa e tyre është brenda afateve ligjore.

“Ne kemi pasur reagimet tona personale, politike, për mendimin tim akte si ai i revoltimit në një zyrë të një partie ku Presidenti doli nga vetja ishte një pikë kthimi. Më e rënda ishte disa ditë para zgjedhjeve, metafora për sfurqet, sëpatat, apo Vlora bëja fora, do të marrim armët. Disa terma që në orën 12 të drekës të largosh fëmijët nga televizori. Unë një natë, im bir më pyet, babi pse nuk e arreston policia këtë burrin që i gjuan policit.

 Po sepse është presidenti i thashë, më tha po pse presidenti nuk arrestohet. Nuk dija ç’ti thoja. Duke ditur sjelljen e presidentit. Presidenti ka të njëjtën shqetësim, për të pritur krahët. Patjetër që janë brenda afateve ligjore. Me hapjen e sesionit dhe mbledhjen e parë në seancën plenare, është lëvizur shpejt për të bërë këtë lëvizje. E gjitha ka qenë shumë e shpejt, duke parë edhe atë që ka ndodhur herën e parë me Presidentin Meta.”, përfundoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Komisionit të Ligjeve që shoqëron vendimin për propozimin e ngritjes së Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Raporti i Komisionit të Ligjeve që shoqëron vendimin për propozimin e ngritjes së Komisionit Hetimor

Sot Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ti përcjellë seanceës plenare propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor për të analizuar shkeljet e Presidentit dhe vlerësimin e tyre ne raport me vijimin e procedurave të shkarkimit.

Sipas Komisionit të Ligjeve:

“Aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe në mesazhet e tij publike në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të papajtueshme në cilësinë e kreut të shtetit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit.

Në abuzim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në kushtet e shkeljes së rëndë dhe flagrante të Kushtetutës, Presidenti para, gjatë dhe pas periudhës së fushatës zgjedhore të vitit 2021, si dhe në ditën e heshtjes zgjedhore, me veprime, sjellje dhe mesazhe të dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, po përkundrazi, e ka nxitur atë me terma të tillë, që si pasojë kanë sjellë edhe organizime të ndryshme në publik, të cilat në fakt nxisnin dhunë, urrejtje, e deri edhe situata vetëgjyqësie .
Deklaratat e mesazhet e intensifikuara të Presidentit, që qartazi favorizonin parti opozitare, e njëkohësisht denigronin maxhorancën, cenuan rëndë barazinë e konkurrimit politik dhe shkelën paanësinë politike, që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës.
Mesazhet e dhëna nga ana e Presidentit, qoftë në rrjetet sociale, qoftë në të gjitha burimet e informacionit, në media, në televizione apo në shtypin e shkruar e që më pas janë shpërndarë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, me etiketime të Presidentit ndaj figurave të larta shtetërore, si Kryeministri, deputetë, drejtues politikë të maxhorancës në qarqe të caktuara, mesazhe denigruese ndaj përfaqësuesve të lartë të misioneve diplomatike në Shqipëri, të cilët janë cilësuar nga Presidenti si persona të shitur apo të blerë nga maxhoranca e Kryeministri, kanë ulur besueshmërinë e Presidentit si përfaqësues i unitetit të kombit, si një entitet unik që ka në funksionin e vet promovimin e imazhit dhe reputacionit të kombit të tij, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Të publikuara e të shpërndara edhe në media të huaja, këto mesazhe kanë cenuar rëndë të drejtat kushtetuese të individëve, imazhin dhe reputacionin e vendit, si dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë të Shqipërisë , me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas kërkesës së deputetëve të gjitha aktet e kryera nga Presidenti janë në kundërshtim edhe me detyrimet ligjore për etikën e funksionarit të lartë shtetëror, e njëkohësisht denigrojnë edhe vetë figurën e institucionit të Presidentit.
Kështu, një nga argumentet që paraqitet në kërkesë, përveç shkeljeve të Kushtetutës, që radhiten këtu, ka të bëjë edhe me vlerësimin për të rikthyer në ligjshmëri institucionin e Presidentit . Këtu nuk është vënë theksi vetëm te deklaratat e Presidentit, të cilat kanë cenuar paanësinë politike dhe kanë qenë shkelje e parimit të unitetit të popullit, por edhe në faktin tjetër, se me këto deklarata, me këto akte, me këto sjellje, është denigruar edhe figura e institucionit të Presidentit të Republikës, pavarësisht se kush e mban atë detyrë.
Sipas kërkesës së deputetëve, Presidenti ka shkelur detyrimet kushtetuese, që burojnë nga neni 83 i Kushtetutës, që konkretisht ka të bëjë me formulën e betimit, e në këtë formulë ka detyrime kushtetuese, që Presidenti është betuar t’u qëndrojë besnik që në ditën e parë të marrjes së detyrës. Sjelljet dhe aktet e Presidentit janë në kundërshtim me parashikimet e dispozitave të Kushtetutës, konkretisht nenet 82, 89 dhe 94, dhe kështu përbëjnë shkaqe nga ato që parashikohen shprehimisht në nenin 90 , paragrafi 2 i Kushtetutës, që legjitimojnë shqyrtimin e kërkesës për shkarkimin nga detyra të Presidentit sipas procedurave që parashikohen në nenin 112 të Rregullores së Kuvendit.
Për sa më sipër, relatorja vlerësoi se nga pikëpamja procedurale formale, kërkesa është e paraqitur në përputhje me nenin 90, pika 2 të Kushtetutës dhe me nenin 112 të Rregullores së Kuvendit, ndërsa nga pikëpamja substanciale legjitimohet fillimi i procedurës së shkarkimit të Presidentit për sa kohë bëhet fjalë për një nga shkaqet që parashikon Kushtetuta për shkarkimin e Presidentit që konsistojnë në shkelje të rënda kushtetuese . Të gjitha këto, në gjykimin e saj si relatore, janë të tilla që i japin udhë vijimit të procedurës për shkarkimin e Presidentit.”

LEXO EDHE:  Skandali në Portin e Durrësit/ Zbulohet lidhja me Taulant Ballën

LEXO EDHE:  “Kemi të gjitha provat e nevojshme”/ Balla: 50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Metës

Do hetojnë shkeljet e Metës/ Kush janë anëtarët e Komisionit Hetimor

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PS-së për shkarkimin e Metës/ Zëri i Amerikës: Ka dy pikëpyetje

Zbulohen anëtarët e Komisionit të ri Hetimor që do të shqyrtojnë shkeljet e presidentit Ilir Meta, për të cilin mazhoranca ka nisur sërish një nismë shkarkimi.

Mësohet se kryetar i Komisionit Hetimor do të jetë Alket Hyseni, ndërsa afati i punës pritet të jetë një muaj.

Ndërkohë bëhet me dije se opozita parlamentare në këtë komisioni do të përfaqësohet nga kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi nënkryetar dhe deputetët Halil Jakimi, Arlind Çaçani, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho dhe Nikolin Staka do të jenë anëtarë.

Klotilda Bushka do të jetë sekretare, ndërsa anëtarë zëvendësues do të jenë kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj, deputeti Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhiu.

Kujtojmë se sot Komisioni i Ligjeve miratoi vendimin për ti përcjellë seancës plenare propozimin për ngritjen e një Komisioni Hetimor.

LEXO EDHE:  Video me kokainë e kryebashkiakut/ Balla: Neveri, të dënohet maksimalisht nëse del fajtor

LEXO EDHE:  Gjykata rrëzoi Valbona Sakon/ Balla: Vendim absurd, çdo kryetar do e marrë detyrën

Sipas Komisionit të Ligjeve, aktet e Presidentit konsistojnë në sjellje dhe në mesazhet e tij publike në kundërshtim me parimin e unitetit të popullit, të papajtueshme në cilësinë e Kreut të Shtetit, të cilat nuk përkojnë me rolin e tij përfaqësues dhe ekuilibrues në jetën e vendit./ CNA.al

Kryetar
Alket Hyseni
Nënkryetar
Myslym Murrizi
Sekretar
Klotilda Bushka
Anëtar
Vasilika Hysi
Elena Xhina
Spartak Braho
Halil Jakimi
Nikolin Staka
Arlind Çarçani

Zëvendësues
Ermonela Felaj
Xhemal Qefalia
Eugen Bojaxhi

LEXO TE PLOTE