LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antibiotikët në Kosovë si “bonbone”/  Qytetarët nuk marrin rekomandimin e mjekut

15 Korrik 2018, 19:57, Aktualitet CNA
Antibiotikët në Kosovë si “bonbone”/

Rekomndimi i mjekut për antibiotikët thuajse nuk ekziston për qytetarët kosovarë.

Sikurse raportojnë mediat vendase Inspektoriati Farmaceutik nuk po mundet ta kontrollojë shitjen e tyre, ndërsa ngrenë alarmin se përdorimi i tepërt i tyre sjell pasoja të mëdha.

Edhe pse Kosova e ka një ligj që e ndalon shitjen e ilaçeve pa recetë, ligji vazhdon të mos respektohet.

Megjithatë sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të Inspektoratit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Shaban Osmanaj, tani gjendja është më e mirë se viteve të kaluara.

Por ndryshe nga Osmanaj, kryetari i Dhomës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, thotë se kosovarët vazhdojnë të konsumojnë me të madhe antibiotik.

?Pasoja kryesore është shfaqja ndaj rezistencës së anatibiotkëve. Dmth këto barna personi që i ka përdor më parë në të ardhmen nëse i përdor nuk do të kenë efekt?, tha ai.

E futja në fuqi e Ligjit për Sigurime Shëndetësore dhe rimbursimit të barnave, do ta bëjë të obligueshëm respektimin e shitjes së barnave me recetë, meqë pacientit nuk mund t?i rimbursohen barnat pa e pasur sistemin e referimit komplet dhe recetën e barnave.

 

 

 

Lajmet e fundit nga