LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-PD drejt shkërmoqjes?/ Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura

14 Korrik 2018, 17:21, Aktualitet CNA
Video-PD drejt shkërmoqjes?/ Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e zgjeruar të kryesisë, në të cilën pati edhe disa debate.

Një prej atyre debateve është arritur që të sigurohet nga ShkodraNews. Është momenti kur po debatohej për çështjen e protestës kur kryeministri Edi Rama ishte në Shkodër. Demokratët gjatë mbledhjes iu drejtuan kreut të degës së PD, Ramiz Çobaj duke i thënë se duhej t’i kishte organizuar për një protestë më të madhe se ajo që bëri FRPD. Këtë kërkesë e kishte Hivzi Bushati.

Gjatë debatit dëgjohet ky i fundit kur i thotë kryetarit Çobaj që “ne kemi ndalë Fatos Nanon në Bushat e jo më Edi Ramën”.
Këto debate dhe kërkesa e vazhdueshme gjatë asaj mbledhje që demokratët të bashkohen tregojnë qartë se PD-ja e Shkodrës ka probleme të mëdha sa i përket ndasive dhe klaneve brenda radhëve të saj.

Lajmet e fundit nga