SPAK fut në “ethe” 850 zyrtarë/ Drejt arrestimit ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë – CNA
Connect with us

Aktualitet

SPAK fut në “ethe” 850 zyrtarë/ Drejt arrestimit ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë

Publikuar

-

Reforma në drejtësi pritet të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare. Brukseli ka vënë si detyrë shtëpie që të arrestohen zyrtarë të lartë dhe të ngrihet SPAK me Byronë e Hetimit. Por pyetjet që shtrohen janë: Kush është më i rrezikuar nga SPAK? A do arrijë shënjestra e SPAK deri në nivele ministrash, ish-ministrash apo deputetësh? Kush janë dosjet me të cilat pritet të nisë punë SPAK?

Sipas ligjit për SAPK dhe Kodit të Procedurës Penale, me ngritjen e strukturave të reja antikorrupsion, Prokuroria e Krimeve të Rënda do transferojë aty të gjitha dosjet, shkruan “SOT”. Momentalisht ky organ ka shumë pak çështje dhe sinjalet kohët e fundit janë dhënë se do ketë rihapje të dosjeve të mëdha. Gazeta ka bërë një përmbledhje të situatës në 6 vitet e fundit sa i takon dosjeve të korrupsionit dhe rezulton se asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar. Organi i vetëm i cili ka arritur të zbardhë aferat e bëra në administratën shtetërore është Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Sipas statistikave të siguruara nga gazeta, rezulton se në 6 vitet e fundit nga ky institucion janë kallëzuar penalisht rreth 850 zyrtarë të niveleve të ndryshme, ndërsa dëmi ekonomik që i është shkaktuar shtetit arrin në mbi 3 miliardë euro. Pra janë vjedhur para pa hesap dhe askush nuk ka dalë para drejtësisë. Por situata duket se do ndryshojë me ngritjen e SPAK, pasi shumë dosje pritet të rihapen.

Po të sjellim në kujtesë disa nga kallëzimet që KLSH ka bërë pranë Prokurorisë rezultojnë dhe emra të njohur. Në krye të listës qëndrojnë ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe kreu i PD, Lulzim Basha. Damian Gjiknuri u kallëzua penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për abuzime në marrëveshjen e arritur me CEZ. Sapo qeveria “Rama” erdhi në pushtet, u arrit një pakt me çekët që çështja e prishjes së kontratës të mos shkojë në Arbitrazh. KLSH e gjeti me shkelje këtë pakt dhe paditi penalisht ministrin Damian Gjiknuri dhe avokaten e Shtetit Alma Hicka. Sipas KLSH dëmi në buxhet ishte 479 milionë euro. Dosja në fjalë u mbyll nga prokuroria, me argumentin se nuk kishte vepër penale.

Sa i takon Lulzim Bashës, ai u kallëzua për aferën me rrugën Durrës-Kukës. Ishte KLSH që zbuloi abuzimet e bëra prej tij dhe zhdukjen e 230 milionë eurove. Edhe Basha ja hodhi paq për këto akuza. Rasti CEZ dhe rruga Durrës-Kukës janë aferat më të mëdha në historinë e demokracisë. Juristë dhe njohës të ligjit kanë thënë se me ngritjen e SPAK të gjithë të akuzuarit do japin llogari.

Batërdia më e madhe e abuzimeve ka qenë në pushtetin vendor. KLSH ka kallëzuar në total 13 kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, ku 6 prej tyre janë momentalisht në detyrë. Në listë janë kryebashkiakja e Patosit, kryebashkiaku i Belshit, kryebashkiaku i Rrogozhinës, i Himarës, e Sarandës dhe i Kukësit. Që të gjithë këta emra janë gjetur me shkelje nga KLSH për abuzime kryesisht me tendera dhe bëhet fjalë për miliona lekë të përvetësuara. Që të gjithë sot janë në krye të detyrës. Vetë përfaqësues të KLSH gjatë raportimeve në komisionet parlamentare janë shprehur të shqetësuar se një numë ri madh i kallëzimeve të tyre nuk merren parasysh nga prokuroria dhe në jo pak raste ka pasur ankimime në gjykatë, siç është rasti i ministrit Gjiknuri.

Aktualitet

“Turp e faqe e zezë”/ Ish-ministri i Ramës denoncon skandalin

Publikuar

-

By

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ka denoncuar sërish situatën e mbetjeve në vend.

Në një foto të postuar në profilin e tij në rrjetet sociale, shihen koshat e plehrave në Sarandë të cilët janë të tejmbushur, ndërsa një pjesë e mirë e mbetjeve janë të hedhura në rrugë.

Më tej Manjani ka sulmuar Bashkinë e Sarandës, duke thënë se nuk është e aftë për menaxhimin e plehrave, duke e cilësuar si një turp këtë që po ndodh.

Postimi plotë

20 minuta më parë është bërë kjo foto. Është e njëjta situatë si një javë më parë, kur denoncova situatën katastrofike të mbetjeve në këtë vend!

Është e kotë! Zhuli nuk largohet prej aty!

Denonco sa të duash!

Nuk është me të thënë- mesa duket! Është me dhënë. Bashkisë Sarandë nuk i jepet për këto punë!

Vendosja e dy kazanëve, me pamje nga deti, është zgjidhje krejt e gabuar! Pamja nga deti nuk mund tu rezervohet plehrave, por njerëzve!

Po kujt tja thuash?!

Turp e faqe e zezë! /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ky gramshioti kryetar është një sejmen i tipit Taulant

Publikuar

-

By

Nga Ilir Levonja

1) Që dje mbrëma shumë webe të ashtuquajtura të djathta i kanë dalë në mbrojtje një soj ”demokrati” që shante me fjalorin më të ulët uniformat e policisë. Këtë e bëri edhe vet Berisha nën atë strategjinë e denigrimit pa masë, një kulturë tashmë e tija kjo, karshi kundërshtarit politik. Një kulturë e mbrapshtë që zor se do hiqet nga e përditshmja politike e shqiptarëve edhe pas 10 apo 20 viteve. Dhe ta dini, se sa kohë të dominojë kjo kulturë, institucionet kurrë nuk kanë për t’u rimëkëmbur. Ai nuk është demokrat, por një soj i tipit të Taulant Ballës dhe Sajmir Tahirit. Janë akoma të memorizuara lufta e tyre me forcat e rendit. Me kordonët e uniformave etj. Unë nuk i mohoj sejmenët brenda radhëve të policisë së shtetit. Ata janë me shumicë dërrmuese nga ligji i pashkruar i meritokracisë në parti. Dhe sado provokues të jenë këta sejmenë, një demokrati, aq më tepër një kryetari partie e cila është promotorja e të drejtave dhe lirive të individit në vendin tonë, nuk i lejohet të kalojë kufijtë e etikës. Sepse përballë nuk ka sejmenin, por uniformën e shtetit të cilin ai militon ta bëj të dobishëm për qytetarët.

2) Sot PD-ja e Gramshit duhej të mblidhej urgjentisht dhe të shkarkonte këtë sejmen. Mjaftojnë ato ulërima karshi atyre kamerave amatore kur thoshte se jam kryetari i PD-së etj. Merreni me mend se çfarë pretendimesh do të ketë nesër sikur të kapi postin e ndonjë dikasteri. Do kemi një lloj Skënder Gjinushi i cili arriti shifra rekord në pagesa për truproja e shofera. Do kemi një Taulant Balla  të ri, një që në kundërshtim me ligjin për shfarosjen e pyjeve do i kthehet me sharra malësisë rreth Tomorit. Do kemi një Sajmo garipi që do punësoj Gramshin në kultivimin e kanabisit. Ky duket që është i denjë, mjafton një fakt, i qahet Saliut.

Nëse një titullari partie nuk i skuqet faqja karshi populli, nuk vlen në demokraci. Por është një skile kulisash dhe marrëveshjesh që si e si të rrijë sa më gjatë në karrike. E theksoj, sado sejmenë të moçalit të Ramës të ketë brenda forcave të rendit, prapë ai fjalor gjirizi nuk i ka hije një demokrati. Nuk mund të vish n[ pushtet duke sharë nga nëna, motra, gruaja, a robtë e shpisë ky qejf pervers i yni, asesi! Dhe as që i duhet kujt një pushtet me të tillë. Ndaj ky sejmen ”demokrat” e ka vendin jashtë radhëve të Pd-ës. Dhe kjo me moralin e votës që Gramshi duhej ta kish bërë me kohë.

3) Jeta jonë politike është e gjitha një ironi. Mjafton të shikoje atë përurimin e bustit të Pjetër Arbnorit dy ditë më parë. Mu kujtua një shprehje e tij, që, këta janë specialistë dhe jo socialistë. Një shprehje që u bë lapidare nga vulgariteti i një mbrëmje kur në një hotel në Bon në Gjermani një grup kuvendarësh shqiptarë shikonin kaseta a programe poronografike. Programe nga ato që ofrohen me pagesë nga shërbimi hotelier. Dhe këta kuvendarë që kujtonin se i kishin pa para ose i paguante Kuvendi edhe këto si dietat, u shkrehën me video shalësh. Them se është ironi se kur shikon se i fundit ish ministër i diktaturës, promovon të persekutuarin a viktiminën e tij. Kur akoma nuk kërkuar një ndjesë publike. Kur akoma akuzohet për 4 vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, në protestën ku merrte pjesë edhe vetë Arbnori…, çfarë emër tjetër t’i vësh. Them ironi sepse e ka të lejuar bashkëjetesën dhe bashkëpunimin, kur të dojë dhe si t’i dojë qejfi robit, vetëm Berisha. Një ironi e tërë therëse, kur i shikoje bashkë, të ziun, të kuqin, të verdhin, zemunin, sorosianin të flisnin për Pjetër Arbnorin. Në një shesh ku dominonin xhelatët, veç jo vuajtësit.

4) Demokratë, largojini këta sejmenë nga radhët tuaja.

Problemet e shqiptarëve janë të shumta. Dhe ato duhet të jenë parësore, jo video të tilla. Programet e mëdha politike nisin nga veprat e mëdha. Nga nismat e mëdha… Sot përshembull nën zë pëshpëritet për një aleancë të re të mundshme mes LSI a disa ”demokratëve” për këtë ligjin e magjistraturës, shifrën magjike prej 84 votash. Kjo do të ishte vrasja e dytë e demokracisë. Vrasja e fundme e demokratëve… të gjithë e shohin se ngërçi institucional shqiptar është tek dera. Ose më saktë ka një rënie të plotë të institucionit shtetëror. Kjo tek ky votimi i shtatorit me 84 vota.

Megjithatë ”demokratët” e Lulit nuk e shohin dot. Nuk mund ta shohin. Mund të jenë rishtas pjesë e marrëveshjeve të pritshme. Vetëm në Shqipëri mund të jepet një pronë shtetërore për një karamele, me mënyrat e Enverit karshi shpronësimeve etj, por demokratët e Lulit nuk e shohin. Nuk e dëgjojnë as faktin se formula e tri p-ve në Europë rezultoi një katastrofë. Por shohin me sy videot e kësi sejmenëve që në vend t’i ofroj shqiptarëve vlerat e gramshiotëve, i ofron plehrat. Kësisoj nuk bëhet. Ndaj rimëkëmbja vjen vetëm përmes një rrugë, digjni mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrogë faraonike / Ja sa po paguhet Buffon te skuadra e PSG-së

Publikuar

-

By

Gianliuggi Buffon, tashmë plot 40-vjeç, vazhdon të paguhet si “mbret”. Gardiani italian iu bashkua PSG-së disa ditë më parë dhe u largua pas shumë vitesh nga Juventus. Vetë Buffon u shpreh se është transferuar te francezët e PSG-së që të fitojë “Champions League”, por sipas medieve franceze, “Gigi” ka pasur një tjetër arsye.

Tabloidet franceze kanë arritur të zbulojnë pagën që Buffon po përfiton në Paris dhe është shumë e lartë për moshën që ka. Plot 410 mijë euro në muaj, që në sezon janë gati 5 milionë euro. E që ta plotësojmë, pa taksa… Buffon nuk është më në vitet e tij të arta, por llogaria e tij bankare po “fryhet” shumë më shpejt se te Juventus.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:17 - 22 July, 2018

“Turp e faqe e zezë”/ Ish-ministri i Ramës denoncon skandalin

Ish-Ministri i Drejtësisë në Qeverinë Rama 1, Ylli Manjani, ka denoncuar sërish situatën e mbetjeve në vend. Në një foto...

Aktualitet20:13 - 22 July, 2018

Ky gramshioti kryetar është një sejmen i tipit Taulant

Nga Ilir Levonja 1) Që dje mbrëma shumë webe të ashtuquajtura të djathta i kanë dalë në mbrojtje një soj...

Aktualitet20:10 - 22 July, 2018

Rrogë faraonike / Ja sa po paguhet Buffon te skuadra e PSG-së

Gianliuggi Buffon, tashmë plot 40-vjeç, vazhdon të paguhet si “mbret”. Gardiani italian iu bashkua PSG-së disa ditë më parë dhe...

Aktualitet20:04 - 22 July, 2018

“Bomba” e avokatit/ Linda Rama mori paratë e romëve, ja si i gënjeu ndërkombëtarët

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, ka folur  sot mbi vendimin e fundit të Bashkisë së Tiranës për të transferuar tregun...

Aktualitet20:02 - 22 July, 2018

Ish-shefi i FBI apel qytetarëve/ Votoni Partinë Demokratike

Ish-Drejtori i FBI , James Comey, u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Sipas...

Aktualitet19:53 - 22 July, 2018

Ndryshime drastike në Spanjë / Ja si do të luhet Kupa e Mbretit

Kampionati spanjoll mbetet ende i pandryshuar dhe Federata Spanjolle e Futbollit duket mëse e lumtur me organizimin e saj në...

Aktualitet19:38 - 22 July, 2018

Vodhi kabullin e ndriçimit/ I mituri bie në pranga

Policia e Korçës ka ndaluar dy adoleshentë, pasi dyshohet se kanë vjedhur 25 metër kabuj ndriçimi, në rrugën Korçë-Drenovë, ngjarje...

Aktualitet19:36 - 22 July, 2018

Pranimi i emigrantëve kusht për Shqipërinë në BE?/ Ministri gjerman sqaron të vërtetën

Ministri gjerman, Micheal Roth, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i është përgjigjur...

Aktualitet19:34 - 22 July, 2018

Nuk ka gjumë për Taren / Lazio është futur bindshëm në merkato

Igli Tare po punon i palodhur! Lazio po shikon mundësinë për të marrë sulmuesin Alex Iëobi nga skuadra e Arsenalit....

Aktualitet19:26 - 22 July, 2018

Ministri gjerman mesazh për politikën/ “I tërheq veshin” opozitës?

Ministri gjerman Michael Roth ndodhet për një viztë zyrtare në Tiranë, ku ka realizuar edhe një takim me ministrin e...

Aktualitet19:24 - 22 July, 2018

Drejtonte mjetin me patentë fallco/ Arrestohet 42 vjeçari

Policia e Korçës arrestoi në flagranë shtetasin, Maqo.V, 42 vjeç, banues në Kallamas-Liqenas. Ndalimi i tij u bë, pasi u...

Aktualitet19:19 - 22 July, 2018

Për kë po çmendet Allegri dhe Juventus / E tregon vetë presidenti

Juventus ka bërë një merkato të shkëlqyer deri më tani dhe nuk mund të rrimë pa përmendur kalimin e “CR7”...

Aktualitet19:11 - 22 July, 2018

Hapja e bisedimeve me BE/ Bushati pranon sfidën

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi sot një takim me homologun gjerman, Michael Roth. Në një konferencë të përbashkët për...

Aktualitet18:59 - 22 July, 2018

“Po merr 70 milion euro”/ Avokati i njohur nxjerr “zbuluar” Veliajn

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar pas vendimit të Bashkisë së Tiranës, e cila synon që të grumbullojë të gjithë tregtuesit...

Aktualitet18:56 - 22 July, 2018

I dënuar me 10 vite burg/ Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 10 vite burg për “Prodhim dhe shitje lëndësh...

Aktualitet18:54 - 22 July, 2018

Dhunoi punonjësin e hipotekës/ Arrestohet 44 vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Mondi Mekolli, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas. Ndalimi i tij u...

Aktualitet18:52 - 22 July, 2018

Tatimet në aksion/ Bllokohen komplekse e restorante luksoze, mes tyre edhe Tropikali

Në vijim të aksionit kundër informalitetit në vijën bregdetare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se për shkak të mos...

Aktualitet18:35 - 22 July, 2018

Ndërhyrja ruse në zgjedhje/ Amerikanët përgatisin strategjinë

Zyrtarët amerikanë kanë nisur marrjen e masave për të parandaluar një ndërjyrje të mundshme të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme....

Aktualitet18:20 - 22 July, 2018

Di Maria e zbulon vetë të ardhmen / Ja ku do të luajë Argjentinasi sezonin e ri

PSG po shndërrohet në një skuadër ku të gjithë duan të largohen, pasi egot e mëdha në klub po bën...

Aktualitet18:14 - 22 July, 2018

Rrezikoi të mbytej në Durrës/ Ndërron jetë i riu

Një i ri ka ndërruar jetë pasi rrezikoi të mbytej sot në plazhin e Gjirit të Lalzit, në Durrës. Mësohet...

Aktualitet18:10 - 22 July, 2018

Përplasen dy makina/ Kaos në trafik, bllokohet lëvizja e mjeteve

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Mësohet se...

Aktualitet18:06 - 22 July, 2018

“Peshku i madh kap të voglin”/ Qytetarët ironizojnë Ballën

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zgjedhur Pogradecin, për të kaluar këtë fundjavë. Në një postim në...

Aktualitet18:05 - 22 July, 2018

Presidenti i Napolit i tregon të gjitha / Ja çfarë do të ndodhë këto ditë

Presidenti napolitan, Aurelio Di Laurentiis nuk ka lënë gjë pa treguar para mikrofonit të “Radio Kiss Kiss” dhe ka treguar...

Aktualitet18:01 - 22 July, 2018

Akuzohet për tenderin prej 35 milion eurosh/ Kërkohet dorëheqja e ministrit

Aleanca për Shqiptarët në Maqedoni ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sipas tyre po vazhdon të shpallë...

Aktualitet18:00 - 22 July, 2018

Fansat fyejnë Rudina Magjistarin/ Ja si u përgjigjet moderatorja

Rudina magjistari mbetet nje ndër figurat me të dashura të ekranit, por megjithatë në një foto të postuar dje në...

Aktualitet17:43 - 22 July, 2018

G20-Argjentinë/ Thirrje për ruajtjen e dialogut

Në takimin e ministrave të Financave të vendeve të G-20-s në Argjentinë u arrit që në deklaratën e përbashkët të...

Aktualitet17:42 - 22 July, 2018

Përleshje mes të rinjve/ Plagoset 17 vjeçari

Një person është sulmuar me thikë gjatë një përleshjeje mes dy grupeve në një nga autobusët e Shkupit. Sipas mediave...

Aktualitet17:39 - 22 July, 2018

Rilindja e “Djallit” nis / Zyrtarizohet afrimi i spanjollit të Napolit

Presidentët e rinj të Milanit, “Elliot” kanë nisur nga puna për përforcimin e skuadrës. Presidenti Scaroni dhe ndihmësit e tij...

Trending

Read previous post:
I dyshuar për korrupsion/ Në pranga  punonjësi i policisë

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka vënë në pranga një punonjës policie i dyshuar për korrupsion. Nga të...

Close