LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtypi i ditës, 14 korrik 2018

14 Korrik 2018, 06:29, Aktualitet CNA
Shtypi i ditës, 14 korrik 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit për ditën e sotme, e shtunë 14 korrik 2018.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “KPK, Edi Rama dhe Tom Ndreca”, ndërsa më tej shkruan “Presidenti i KE, Donald Tusk: Të gjithë krahët e politikës të punojnë bashkë për integrimin e vendit”, “Presidenti Meta vlerëson diplomatin e shquar shqiptar, Bashkim Zeneli me titullin ‘Mjeshtër i Madh'”.

Gazeta “Shqiptarja.com” hapet me titullin “Pasuria e Tom Ndrecës në 15 vite, 4 shtëpi me kursime!”, vijon më tej me “Ja 704 personat që marrin lejet në Kamëz e Vlorë”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Aluizni: 710 pronarë të rinj që marrin tapitë”, ndër më tej shkruan “Pakti detar me Greqinë, Rama: Nuk ka tradhëtarë. Hahn: Mbyllet për dy javë”.

Sportivja “Gol” hapet me titullin “Zyrtare, Pacult largohet nga Kukësi, pritet Cungu”, vijon më tej me një tjetër shkrim “‘Katar 2022’ do të luhet në dimër, FIFA zbulon datat”. /CNA.al

Lajmet e fundit nga