Connect with Us

“Shpërthen” Ndriçim Xhepa/ Zbulon gënjeshtrën e Veliajt

Aktualitet

“Shpërthen” Ndriçim Xhepa/ Zbulon gënjeshtrën e Veliajt

Publikuar

-

Kam pesëmbëdhjetë vjet që e jap këtë kontribut të vogël qytetar për komunitetin ku banoj.” përgjigjet Ndriçim Xhepa, një ditë pas lajmeve që nisën të qarkullonin në rrjetet sociale, se aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar kishte nisur punë si administrator pallati.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Erindi Bejko dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj postuan disa fotografi duke përgëzuar aktorin jo vetëm si ikonë, por edhe si qytetar model. “U bëra administrator nga halli. Askush nuk donte të merrte përsipër ca bezdi më shumë në ngarkim. Por unë banoj në kat të nëntë, imë ëmë në kat të shtatë.” –vijon telefonatën aktori.

Ishin pikërisht defektet e ashensorit që e detyruan në një farë mënyre ta merrte përsipër detyrën e administrimit të hapësirave të përbashkëta, pasi ngjitja deri në kate të larta bëhej e mundimshme jo vetëm për të, por edhe për nënën e tij, aktoren e njohur Margarita Xhepa, që banon në po të njëjtën godinë me të birin.

“Kështu u vendos mes banorëve në ansamble, që ta kryeja unë këtë kontribut duke u kujdesur që të paguheshin tarifat , të mirëmbahej ashensori dhe ambientet e pallatit të pastroheshin.” –thotë ai, ndërsa kujton se ishte viti 2003 kur nisi ta bëjë këtë, kohë kur edhe pallati sapo ishte ndërtuar.

“Nuk e di ku ishte Erjon Veliaj atëherë” – shton ai, ndërsa kujton atë ditë kur drejtori i bashkëpronësisë erdhi të inspektojë në pallatin e tyre. “Unë po u tregoja sesi ishte mirëmbajtur , sesi me kontributin vullnetar të një banori kishim rivendosur portën që ishte vjedhur, sesi ishin vënë kangjellat dhe me të, ishte një vajzë që shkrepte foto në celular. Mendova se ishin fotografi për të dokumentuar se e kishin kryer punën duke vizituar çdo pallat, por kurrë nuk ma merrte mendja se do i përdornin për të spekuluar.”

Xhepa saktëson se ai nuk është emëruar nga Bashkia si administrator, por nga asambleja e pallatit të tij, ku banojnë 21 familje. “Ata erdhën pikërisht për të emëruar një administrator të Bashkisë dhe, e di pse e bëjnë këtë? Sepse këto i quajnë vende pune. Dhe, që të paguhet me rrogë një administrator i Bashkisë, do duhej që banorëve t’u rritej tarifa. Banorët e pallatit nuk pranuan duke i thënë se e kishin tashmë një administrator dhe se gjithçka kishte funksionuar më së miri deri tani. E bënë se u interesonte, jo ka ndonjë efekt fakti që unë jam aktor.

Nuk donin të paguanin tarifën që propozoi Bashkia prej 1500 lekësh, ndërsa paguajnë vetëm 700 lekë dhe nuk ka pasur asnjë problem me ashensorin prej 15 vitesh, as me pagesën e personit që kujdeset për pastrimin. Por mbase ngaqë unë nuk pranova të firmosja për Bashkinë, ata postuan fotografitë. Nuk e di!” –vijon ai, duke e theksuar edhe njëherë keqdashjen pas këtij lajmi.

“E them sërish se nuk dua të mburrem e t’i jap vetes merita, kam bërë atë punë që kam bërë për 38 vjet, por nuk jam si disa kolegë të mi që thonë me budallallëkun më të madh se “artistët janë njerëzit më të nderuar të këtij vendi!” Po, pse more, kush të tha ty se mjekët nuk janë po aq të nderuar, apo minatorët që vdesin në miniera…pse qenkësh profesioni ynë më i nderuar?” Nga protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Kryeministrisë dhe Presidencës Xhepa ndalet edhe te çështja e Teatrit duke thënë se me zemër është aty me protestuesit, por për arsye shëndetësore , për shkak të dy operacioneve të kohëve të fundit, nuk ka mundur të jetë i pranishëm fizikisht.

“Kam kaluar dy operacione, fatmirësisht kanë qenë të llojit jo malinj dhe nuk e kam pasur të mundur të jem aty, sepse kjo çështje të përfshin edhe emocionalisht. Mirë bëjnë që protestojnë, por ku janë sot ata që thoshin se do e mbronin Teatrin me gjak?

LEXO EDHE:  Kryemadhi braktis Bashën/ “Shijon”  përleshjen e deputetëve demokratë

Edhe marrëveshja ishte dështim. Si mund të ketë marrëveshje kur kërkesat janë diametralisht të kundërta?! Njëra palë kërkon të ndërtojë kulla, tjetra që të mos prishet. Negociatat dhe marrëveshjet arrihen kur ka kërkesa disi të përafërta, pika takimi, por jo në këtë mënyrë. Ç’marrëveshje u arrit?” – thotë ai në telefon, ndërsa protestuesit që marshuan drejt Kryeministrisë dhe Presidencës ditën e djeshme po ktheheshin të mpakur në numër drejt oborrit të Teatrit për të lënë aty pankartat me shënimin “Mbro Teatrin!” . Ai thotë se po të ishin më shumë qytetarë që do e donin Teatrin, do të ishin aty duke e mbrojtur godinën, por e vërteta është se shumë njerëz qëndrojnë indiferentë për çështjen.

“Dua të them se në Teatër ka plot njerëz me pasion, njerëz të rinj, jo vetëm aktorë, që punojnë me zemër e që paguhen me shifra tejet minimale” –thotë Xhepa, duke shtuar “Le të shohin ata që shiten e blihen në oborrin e Teatrit dhe jo mua. Kush janë ata që thonë “Zgjohu Ndriçim Xhepa!”

Më paskëshin blerë mua ata të Bashkisë? E si do të kisha fytyrë unë të merrja para për këtë kontribut?! Dua ta theksoj: Është kontribut vullnetar. Nuk kam marrë kurrë para për këtë. Për të gjithë ata që shpifin rreth kësaj pa marrë mundimin të pyesin. Jo se kush jam, por në këtë artin tonë kam dhënë kontributin tim, jam vlerësuar me çmime që nga Urdhri i Naim Frashëri i Artë, në Festivale filmash, Teatri dhe kam marrë çmime me role karakteri , jo me role komunistësh. Nuk kam asgjë kundër kësaj, por po e theksoj natyrën e roleve që kam luajtur , ndërsa tani pa qenë nevoja e gjej veten në këtë llokoçitje facebook-iane. Nuk mendoj se është për turp të jap ndihmesën time të vogël në mbarëvajtjen e jetesës në bashkësi”- thekson Xhepa.

Punën si aktor i Teatrit Kombëtar, Ndriçim Xhepa e nisi në vitin 1979 , ndërsa në karrierën thuajse dyzetvjeçare numëron më shumë se shtatëdhjetë e pesë role , në film dhe teatër. Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë e mori në vitin 1989, ndërsa është bërë i dashur për publikun me rolet protagoniste në filma si “Hije që mbeten pas”, “Unë e dua Erën” apo “Flutura në Kabinën time”. Ka fituar disa herë kupën si Aktori më i Mirë në festivalet e filmit 1987, 1989 e 2000, më ’95 u shpall fitues i çmimit “Aleksandër Moisiu” në Festivalin Kombëtar të Teatrit dhe më 2004-ën Aktori më i Mirë në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”. Xhepa ka qenë një prej kontribuuese në hartimin e ligjit për kinematografinë dhe në vitin 1996, u përfshi në politikë duke u zgjedhur deputet i Partisë Demokratike. “Unë jam nga ata aktorë që jo vetëm kam falur role, për shkak të ofertave që me vinin nuk mund që në një vit t’i realizoja të gjitha e nga pesë do të zgjidhja dy apo tre role dhe kam refuzuar të jem drejtor i Teatrit Kombëtar kur më janë lutur dy muaj rresht ta pranoja postin, të cilin nuk e desha dhe kur asokohe Bujar Leskaj, ministër i Kulturës ia çoi fakt të kryer në tryezë Sali Berishës emërimin tim, më është dashur peripeci që të çemërohesha sepse nuk doja të shkoja të ulesha në atë karrige. Ndërsa sot, njerëzit shkruajnë se unë paskësha nisur punë si administrator pallati!” –përfundon ai duke e quajtur këtë keqkuptim mediatik si ligësi e disa njerëzve që kërkojnë të përbaltin. gazetasi.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Djemtë e teatrit të pasionit… ja si po mbijetojnë në det të hapur

LEXO EDHE:  Djemtë e teatrit të pasionit… ja si po mbijetojnë në det të hapur

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ose “Babale” ose “Teatër”

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Alibeajt/ Ky regjim ka arritur fundin

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: