Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Zbulohet gënjeshtra e Ramës – CNA
Connect with us

Aktualitet

Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Zbulohet gënjeshtra e Ramës

Publikuar

-

Marrëveshja për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas takimit të kryeministrit Rama me homologun e tij grek ka marrë vëmendjen e të gjitha medieve.

Sakaq të ndryshme kanë qenë dhe reagimet ku opozita, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur këtë marrëveshje një tradhëti kombëtare nga ana e qeverisë.

Në një postim  në rrjetet sociale Berisha ka sjellë deklaratat e ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias dhe kryeministrit Cipras, të cilët të dy pohojnë se marrëveshja është në interes të Greqisë, por nuk kanë dhënë më tepër detaje.

Berisha shkruan se  Rama i ka dhënë Greqisë 1200 km det dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi.

Postimi i plotë i Berishës:

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dyte!

Te dashur miq, Kryeministri i Greqise Cipras pohon publikisht marreveshjen e tij me Zografin e dyte per coptimit te ri te trojeve shqiptare ne Londer! Ne kete marreveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqise nje siperfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftes me triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi. Per te kuptuar se çfare permban marreveshja e Londres mjafton te lexoni deklaraten e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dyte ne Londer, ne te cilen ai haptas flet per arritjen e “nje
zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

LEXO EDHE:  Foto-Incidenti i Bashës në skenë/ Tallet Rama

Mendoj se per çdo shqiptar qe e ndjen veten te tille keto fjale nuk kane nevoje per asnje koment.

Po rikujtoj ketu se ministri i mbrojtjes i Greqise ka deklaruar ne media se me marreveshjen e detit me Shqiperine zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marreveshja) i jep avantazh te rendesishem Greqise ne Zonen Ekskluzive Ekonomike (zonen e naftes dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, per te mbuluar aktin e shitjes dhe coptimit te dyte per karrigen e tij te trojeve shqiptare, ankohet ne Bruksel se shqiptaret po e quajne tradhetar.

Me kete rast u bej thirrje shqiptareve te mos pranojne me asnje çmim marreveshjen e fshehte te Londres ‘Cipras – Zografi i dyte’ te coptimit te trojeve shqiptare! sb /CNA.al

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

By

Moti në vendin tonë gjatë ditës, së sotme do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Foto-Incidenti i Bashës në skenë/ Tallet Rama

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 16 dhjetor 2018

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 16 dhjetor 2018:

Gazeta Shqiptare hapet me titullin “Pensionet, si ndahen shpërblimet për festat” dhe vijon me Kuvendi, Basha: PD-ja nuk vjen në pushtet me dhunë duhet një elitë e re”.

Gazeta “Koha jonë” hapet me titullin “Shqipëria në protestë”, për të vijuar me “Presidenti Meta merr çmimin politikani Ndërkombëtar i vitit 2018”.

LEXO EDHE:  Foto-Incidenti i Bashës në skenë/ Tallet Rama

Kurse gazeta “Shqiptarja.com” hapet me titullin “Ja si UT ka  përdorur paratë e studentëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 16 dhjetor 2018

Publikuar

-

By

Dashi

Gjatë kësaj të diele duhet ti kushtoni më shumë kohë dhe rëndësi, asaj që ka rëndësi vërtetë për ju. Qielli parashikon një periudhë mjaft të favorshme për tu kujdesur më shumë për veten, shëndetin dhe pamjen tuaj. Mjaft të favorizuara parashikohen të jenë edhe aktivitetet sportive.

Demi

Keni shumë ide dhe dëshirë për të vepruar. Mos u ngarkoni me shumë angazhime, pasi rrezikoni që të mos ia dilni. Pranoni rënien e energjisë, pasi në të kundërt do i bëni dëm vetes. Kjo gjë është sinjal se nuk mund të pretendoni të bëni gjithçka dhe se duhet ti ndani përgjegjësitë.

Binjakët

Gjatë kësaj të diele, mund të shijoni një histori të bukur dashurie. Në vendin e punës ka disa gjëra që nuk shkojnë siç duhet, ndaj duhet të qartësoni më mirë objektivat. Kush ecën ngadalë shkon larg. Nuk do të jeni në formën tuaj maksimale, por me kalimin e ditëve do të ndiheni më mirë.

Gaforrja

Kush ka kaluar një periudhë tejet të vështirë, kjo e diel parashikon gjetjen e zgjidhjeve të duhura për problemet që ju mundojnë. Përfitoni nga energjitë pozitive, për të çuar përpara projekte të rëndësishme.

Luani

Gjatë kësaj dite do të ndjeni se mund të arrini objektiva të mëdha, por për ta bërë të mundur diçka të tillë, duhet të mundoheni pak më shumë. Kjo e diel kërkon që të jeni më të kujdesshëm lidhur me disa shpenzime më shumë.

Virgjëresha

Ky është momenti ideal për të stimuluar dhe për të vënë në praktikë të gjithë kreativitetin tuaj lidhur me projekte që kanë shumë mundësi të rezultojnë të frytshme. Ka disa probleme të cilat duhet ti zgjidhni në familje, ndaj tregohuni mjaft të kujdesshëm me mënyrën se si do shpreheni.

LEXO EDHE:  Foto-Incidenti i Bashës në skenë/ Tallet Rama

Peshorja

Do kaloni një ditë e cila ju gjen të çorientuar dhe konfuz, ndoshta për shkak të disa ndryshimeve, me të cilat me zor po përshtateni. Gradualisht do të keni mundësi që të përmirësoni të gjitha raportet e lëna pas dore në këtë periudhë të fundit.

Akrepi

Kjo e diel parashikon mundësi të mëdha për tu hapur më shumë në dashuri. Duhet të jeni më të komunikueshëm dhe mos u druani të çoni përpara propozime të reja. Shpenzimet e reja dhe investimet janë mjaft të favorshme.

Shigjetari

Mundohuni që të mos jeni shumë konfliktualë dhe agresivë, pasi parashikohen disa tensione në vendin e punës, të cilat mund të ndezin çdo debat. Nuk mund ti lejoni vetes që të humbni kohë, pasi parashikohen marrëveshje të rëndësishme për realizimin e një projekti të re.

Bricjapi

Ju pret një ditë e rëndësishme për të shuar çdo dyshim lidhur me marrëveshje të cilat presin të përfundohen. Duhet të jeni më optimist dhe kjo gjë do ju bëjë veçse mirë.

Ujori

Mundohuni që të kaloni më shumë kohë në ambient të hapur, apo të kujdeseni më shumë për trupin tuaj, sidomos nëse gjatë jave të fundit e keni lënë pas dore për shkak të ngarkesës në punë. Mbrëmja favorizon takime mjaft të rëndësishme.

Peshqit

Mund të merrni një ofertë të papritur, e cila do ku lejojë që të ndryshoni tërësisht stilin tuaj të jetës. Do të ndiheni gati për të hedhur një hap të rëndësishëm. Optimizmi do të dominojë në të gjitha raportet ndërpersonale.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet21:51 - 15 Dhjetor, 2018

Si e krijoi George H. W. Bushi, Evropën e sotme moderne

Nga John Kornblum Është shkruar shumë për rolin e fatit në histori dhe në politikë. S’ka dyshim, bota perëndimore dhe...

Aktualitet19:20 - 15 Dhjetor, 2018

Përplasja me policinë/ Studentët tregojnë shkakun

Në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe studentëve që kanë...

Aktualitet18:37 - 15 Dhjetor, 2018

Shemben të tjera ndërtesa në zonën e Unazës së Re

Shkatërrimi i ndërtesave në zonë e Astirit ka vazhduar edhe ditën e sotme. Që në orët e para të mëngjesit...

Aktualitet18:36 - 15 Dhjetor, 2018

Refuzoi t’i takonte/ Studentët e Ekonomikut kërkojnë shkarkimin e dekanit

Gjatë pasdites së sotme në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë, studentët e Ekonomikut kanë kërkuar largimin e...

Aktualitet16:27 - 15 Dhjetor, 2018

Sërish protesta në Paris/ Jelek verdhët nuk ndalen

Megjithë thirrjet e autoriteteve franceze për qetësi, qindra protestues u mblodhën sërish sot tek Harku i Triumfit dhe marshuan drejt...

Aktualitet16:17 - 15 Dhjetor, 2018

Grabisnin vepra arti të çmuara/ Këta janë shqiptarët e arrestuar

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për grabitje të disa veprash arti në zonën e Casertës. Në pranga...

Aktualitet15:51 - 15 Dhjetor, 2018

Moti i keq e dallgë të forta/ Pezullohet lundrimi në këtë port

Moti i keq me rreshje të mëdha shiu dhe dallgëzimi prej 5-6 ballë, knë bërë që kapiteneria e Portit të...

Aktualitet15:38 - 15 Dhjetor, 2018

KLSH e IDM në Konferencën Kombëtare/ Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion

“Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur në sistemin e qeverisjes” Në datën 14 dhjetor 2018, Kontrolli...

Aktualitet15:13 - 15 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme për votimin e draft-rezolutës propozuar nga Partia Socialdemokrate që...

Aktualitet14:27 - 15 Dhjetor, 2018

I dënuar për vrasje/ Ekstradohet i shumëkërkuari

Është ekstraduar nga Greqia një shqiptar që është dënuar me 16 vite burg për vrasje nga Gjykata e Pukës. Shtetasi...

Aktualitet13:51 - 15 Dhjetor, 2018

Protestat/ Fillojnë procedime të tjera

Plot dhjetë persona, mes të cilëve edhe organizatorë e pjesëmarrës në protestën e të premtes në Devoll janë proceduar penalisht...

Aktualitet13:34 - 15 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Qytetarët shkodranë mbërrijnë para Kryeministrisë

Qytetarët nga Shkodra i janë bashkuar ditën e sotme protestës së studentëve përpara Kryeministrisë. Përveç mbështetjes së studentëve për ndryshimin...

Aktualitet13:20 - 15 Dhjetor, 2018

Plagosën të riun/ Arrestohen burrat në Gjirokatër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy veta, pasi kanë goditur një të ri me mjete të forta. Në pranga kanë...

Aktualitet13:08 - 15 Dhjetor, 2018

Protestat/ Taulant Muka paralajmëron një skandal tjetër

Ish-zëvëndës ministri i Arsimit që qëndroi në detyrë për vetëm 15 ditë, Taulant Muka, ka lajmëruar se sonte në Ora...

Aktualitet12:45 - 15 Dhjetor, 2018

Studentët para Kryeministrisë/ S’duam pedagogë të paaftë

Studentët ndodhen sot para Kryeministrisë në ditën e 11 të protestës, ku  me këmbëngulje kërkojnë plotësimin e tetë pikave të...

Aktualitet22:32 - 14 Dhjetor, 2018

Rekord historik/ Vepra e Prustit shitet për 1,51 milionë euro

Vepra origjinale “Nga ana e Suanit” e shkrimtarit Marsel u shit sot për 1,51 milionë euro. Kjo kopje e rrallë,...

Aktualitet17:59 - 14 Dhjetor, 2018

Foto- Homazh për viktimat në Genova/ Flamuri shqiptar valvitet mbi urën e Morandit

Kanë kaluar katër muaj nga shembja e urës së Morandit në  Genova të Italisë. Gjatë ditës së sotme miq dhe...

Aktualitet10:23 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi voton sot formimin e ushtrisë/ Forcat e KFOR-it austriak pozicionohen tek Ura e Ibrit

Forca të KFOR-it të cilat përkujdesen për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Sipas...

Aktualitet08:44 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë/ SHBA: Vendim historik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se votimi i nesërm i transformimit të Forcës së Sigurisë së...

Aktualitet20:00 - 13 Dhjetor, 2018

Arsimi i lartë/ Artan Fuga tregon masat që duhen marrë

Akademiku dhe Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka bërë disa sugjerime se çfarë nevojitet...

Aktualitet19:19 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje...

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Aktualitet13:51 - 13 Dhjetor, 2018

Përfundon seanca plenare/ Studentët zhvendosin protestën

Sapo ka mbaruar seanca plenare në Kuvend dhe studentët janë duke e spostuar protestën e tyre drejt Kryeministrisë. Që prej...

Trending

Read previous post:
Zbulohet burimi i helmimeve me Noviçok/ Ja çfarë gjeti policia britanike

Autoritetet britanike kanë gjetur burimin e agjentit nervor, Noviçok, që ka helmuar dy persona ditë më parë në jug të...

Close