LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla në Elbasan/ Jep lajmin e mirë për qytetarët

14 Korrik 2018, 13:31, Aktualitet CNA
Balla në Elbasan/ Jep lajmin e mirë për qytetarët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Elbasani ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët, ndërsa tha se brenda vitit të gjitha rrugët e Elbasanit të kenë përfunduar tërësisht.

Deklarata e Ballës u bë gjatë inspektimit të punimet në rrugën ?Rinia? dhe degëzimet e saj me rrugët ?Eqerem Halili? dhe ?Abdyl Graceni?, ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini

Këto janë rrugët e fundit të lagjes ?Qemal Stafa? të cilat kishin nevojë për rikonstruksion dhe përfundimi i tyre me të gjithë degëzimet dhe sheshet e pallateve i jep fund një herë e mirë rregullimit të infrastrukturës në këtë zonë.

?Jemi këtu për të inspektuar punimet të cilat po bëhen me një cilësi shumë të lartë, sipas të gjitha standardeve më të mira. Përvec aortës kryesore të lagjes ?Qemal Stafa? do të jenë edhe degëzimet e tjera, me qëllim që të preket cdo rrugicë.

Angazhimi ynë është që brenda qershorit të vitit të ardhshëm të gjitha rrugët e Elbasanit të kenë përfunduar tërësisht. Rëndësi e vecantë i është kushtuar gjelbërimit dhe ruajtjes së identitetit të qytetit? tha Balla.

Kryetari i Bashkisë tha se në shembullin e lagjes ?Qemal Stafa? do të vijohet me të gjitha lagjet e tjera dhe brenda një viti e gjithë infrastruktura e qytetit do të përfundojë.

Lajmet e fundit nga