Skandal/ Lulzim Basha zgjedh kryetar të PD-së në SHBA, të arrestuarin për terrorizëm – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skandal/ Lulzim Basha zgjedh kryetar të PD-së në SHBA, të arrestuarin për terrorizëm

Publikuar

-

Partia Demokratike ka themeluar më datë 10 korrik 2018 degën e saj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është edhe një nga arsyet që kreu i PD, Lulzim Basha, udhëtoi drejt SHBA-ve.

Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega, i cili është një emër jo pak i njohur për drejtësinë atje.

Lekgega rezulton i arrestuar në vitin 2011, nën akuzën e terrorizmit, shkruan Newsbomb.

Kryetari i sapozgjedhur i PD në Teksas, është arrestuar në Amerikë, për kërcënime terroriste, një ligj i ri i formuluar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Nga ana e PD nuk jepet asnjë sqarim për këtë çështje që pritet të trazojë edhe njëherë “ujërat” e politikës në Shqipëri.

Dega e Partisë Demokratike Texas, sipas selisë blu, u krijua me qëllim forcimin e bashkëpunimit  me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për Shqipërinë.

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Publikuar

-

By

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë në ditë.

Video është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila tregon radhët e gjata të studentëve të Mjekësisë pranë konviktit.

Për këtë situatë, deputetja e PD-së bën përgjegjëse të drejtpërdrejtë ministrin e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikollën.

Duke iu referuar një mesazhi, i cili i ka ardhur në adresë të saj, deputetja mes tjerash shkruan: “Tmerri i rregjistrimeve per dhoma në konviktet e Universitetit të Mjekësisë. Pershendetje Albana kjo eshte situata e lindita nikolles ne regjistrimin per konviktet e mjeksise qe ne ora 6 ne radh dhe po vazhdojne komisjonet sipas porosis partise.”, shkruan ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Publikuar

-

By

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i japë 5 pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Luka Modric, 3 pikë Cristiano Ronaldos dhe vetëm 1 pikë Eden Hazardit.

Si kapiten kuqezi (shiriti i kapitenit është mbajtur nga disa lojtarë në ndeshjet e fundit, në bazë të numrit të ndeshjeve me Kombëtaren), në fakt, ka votuar Etrit Berisha, portieri i Atalantës, duke i dhënë 5 pikë Lionel Messit, 3 pikë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë Lionel Messit.

Ndërsa si trajnerin më të mirë Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë dhe Zinedine Zidane me vetëm një pikë.

Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Publikuar

-

By

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim të hapësirave publike, të cilat gjatë 26 viteve të fundit kanë ardhur duke u ngushtuar.

Shtimi i kioskave në Tiranë dhe vendosja e tyre në çdo kryqëzim të rëndësishëm sjell në kujtesë kohën kur kryeqyteti ishte kthyer në strehën e qindra kioskave të paligjshme, situatë e cila kulmoi në vitin 1998.

Të gjendur përpara një kioskizimi të pandalshëm të Tiranës në vitin 1999 nisi shkatërrimi i tyre, proces i cili mori hov gjatë vitit 2000, kur kryeqyteti drejtohej nga kryeministri Edi Rama.

Por, çfarë po ndodh sot në Tiranë, nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj?

Ajo që rezulton tashmë nën drejtimin e Veliajt është edhe rilindja e kioskave, të cilat kanë filluar të mbijnë në Tiranë si kërpudhat, kudo vend e pa vend.

Klientela e Veliajt po mbjell kioska vend e pa vend, ku në jo pak raste kioskëzimi i ri i Tiranës është më i gjerë edhe se trotuari. Kjo vihet re të Rruga “Petro Nini” (tek njësia administrative 1 dhe 2).

Kioskat kanë bllokuar trotuaret dhe njerëzit që dalin në rrugë tashmë nuk këmbehen.  Kioskat kanë pushtruar Tiranën kudo si në vitet ’93, por me ndryshimin e vetëm se këtë herë janë më të fisme dhe me miliona fitime për kryebashkiakun Veliaj dhe dhe klientelen e tij.

Sigurisht që vendosja e këtyre kioskave bëhet për llogari të një biznesmeni që merr shërbime nga bashkia e Tiranës. Në media jo pak herë për pronësinë e tyre është akuzuar pronarja në minorancë e Top Channel, Vjollca Hoxha. Një televizion Kombëtar me kioska?!

Por, gjithësesi ajo që shqetëson qytetarët është se ato po kthehen ne problem për banoret e Tiranës, pasi po mbijnë si kërpudha kudo dhe pa asnjë kriter./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Aktualitet22:51 - 24 Shtator, 2018

Basha “shkatërron” audiencën/ E “shqyejnë” gazetarët

Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, i cili...

Aktualitet22:49 - 24 Shtator, 2018

U zgjodh futbollisti më i mirë i vitit/ Këto janë fjalët shumë emocionuese nga Modric

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe...

Aktualitet22:46 - 24 Shtator, 2018

Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë intrevistës në emisionin “Open” në Top Channel  është shprehur se oligarkët që po zhvatin...

Aktualitet22:29 - 24 Shtator, 2018

Akuza të rënda nga trajneri i madh/ Messi dhe Ronaldo nuk kanë respekt

Fabio Capello beson se mungesa e Cristiano Ronaldo-s dhe Lionel Messi-t në çmimet e FIFA-s tregon mungesë respekti. Të dy...

Trending

Read previous post:
Flet transferimi më i ri i Barçës / Një ëndërr e të gjithë lojtarëve!

Transferimi më i ri i Barceloës, Clement Lenglet u shpreh shumë i lumtur me kalimin e tij tek blaugranasit. Për...

Close