Shqipëria e kërcënuar?/ Avokati i njohur zbulon armiqtë – CNA
Connect with us

Aktualitet

Shqipëria e kërcënuar?/ Avokati i njohur zbulon armiqtë

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela një një postim në rrjetet sociale ka bërë një sërë komentesh përt çështje të ndryshme duke prekur rastin e gjyqtarit Admir Thanza, duke kaluar më pas të korrupsioni i lartë kryeministror dhe më tej tek armiqtë e shqiptarëve ndër vite.

Ngjela ka thënë se dy armiqtë më të mëdhenj kërcënues të shqiptarëve ndër vite kanë qenë fqinjët aneksues të territoreve shqiptare, të përkrahur nga Stambolli e Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë.

“Dy kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve: fqinjët aneksues territoresh shqiptare, të përkrahur nga Stambolli dhe Moska, dhe korrupsioni i liderëve shqiptarë që kanë qeverisur Shqipërinë nga viti 1925 e deri më sot. Këta kanë qenë hajdutë dhe renegatë – shpejt do të shihen me fakte të gjitha bëmat e tyre.

Historia korruptive e Shqipërisë ka kaluar nga një mbret që vrau kundërshtarët e tij me anë të vrasësve të paguar nga Beogradi, te një gjeneral terrorist që, për llogari të Beogradit, vrau në vitin 1945-1946 gjithë intelektin e lartë patriot të shqiptarizmës, dhe eliminoi fizikisht të gjithë krerët e klerit katolik shqiptar, njerëz të mëdhenj që provonin autoktoninë shqiptare në çdo orë të ditës”,- shkruan Ngjela. /CNA.al

Aktualitet

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale, se nesër do të ketë një komunikim me video-live në orën 10:00.

Rama ka shkruar më tej se pagat në arsim, shëndetësi dhe ushtri janë rritur.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019 Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30”, shkruan Rama në postimin e tij.

Por komentuesit nuk janë aspak të bindur nga ajo që ka shpalosur Rama dhe kanë vërshuar një lumë kritikash ndaj tij, ku nuk kanë munguar ofendimet si mashtrues apo legen.

“Qeveri e kriminalizuar, se kuptoj çfarë flisni kur mblidheni. Një farsë e ndyrë”, shkruan njëri prej komentuesve.

Ndërkohë një qytetar e ka akuzuar kryeministrin, se po bën padrejtësi, duke u rritur rrogat vetëm mësuesve dhe policëve, ndërsa pjesën tjetër të popullsisë po e lë të vdesë.

“Jepu mësusve dhe policave se pak marin nënë dorë o shtet legen dhe leri të tjerët të vdesin”, shkruan qytetari.

Një komentues tjetër shkruan se kryeministri ka filluar sërish avazin e premtimeve, pasi po afrojnë zgjedhjet.

“Po vijnë zgjedhjet ? Po ashtu edhe premtimet e tuaja të famshme  si 300 mijë vende pune, ulja e çmimit të energjisë elektrike, drejtësia, legalizimet, ndëshkimi i korrupsionit dhe drogës, bravo edo je super mashtrues”, shkruan qytetari.

Ndërsa një qytetar tjetër, ka akuzuar Ramën se çdo gjë po e bën për publicitet, pasi në fabrika punëtorët vazhdojnë të paguhen me 6000 lekë të vjetra në ditë.

“O shtet ti e ke në terezi o byrazer, i fut një publicitet dhe je në rregull. Hap pak sytë nga populli fukara, që po punon në fabrika për 6000 lekë të vjetra në ditë. Je në 2018 dhe është gjynaf, me rrogat e vitit 2000”, shkruan komentuesi./CNA.al

 

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

By

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e ushtri.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se me buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash. Por shefi i qeverisë thekson se do të ketë dhe një politikë të re sociale dhe se detajet do t’i japë nesër.

“Diskutime të frytshme për buxhetin 2019👍Ulje taksash. Rritje pagash në arsim, shëndetësi, ushtri. Dhe një risi shumë domethënëse: Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10.30 fb/tëitter/insta live😉”, shkruan kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Publikuar

-

By

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatës Armene të futbollit në lidhje me mundësinë e uljes në pankinën e përfaqësueses se këtij vendi.

Mediat armene njoftojnë se Artur Vanetsyan, presidenti i ri i Federatës, ka insistuar në këtë tratativë dhe, sipas tij, italiani me pasaportë shqiptare është i duhuri për kombëtaren e vendit të tij.

Armenia në Ligën e Kombeve ndodhet në Divizionin D dhe ka grumbulluar 3 pikë në 2 ndeshjet e para. Humbja në ndeshjen direkte me Maqedoninë ka kërkuar menjëherë që përfundimisht të arrihet akordi me një trajner, i cili e njeh mirë situatën e eliminatoreve.

Për momentin, skuadrën e drejton Vardan Mynasian, por zgjedhja e tij ka qenë e përkohshme, derisa të gjendej një trajner tjetër.

Mynaisan mbahet mend si njeriu që e çoi Armeninë në vend të tretë në e vitin 2013 në eliminatore, por me sa duket, presidenti i ri kërkon nga vetja t’i japë mundësinë De Biasit që të përsëritë, pse jo, atë që bëri me Shqipërinë.

Pasi drejtoi Shqipërinë për afër tre sezone, duke arritur madje dhe kualifikimin në Europian, De Biasi punoi për disa muaj me Alaves dhe tani prej kohësh është i lirë. Marrja e një kombëtareje ka qenë gjithnjë në ambicien e tij.

Kujtojmë që nën drejtimin e De Biasit, Shqipëria mundi 3-0 Armeninë në fushën e kësaj të fundit, duke siguruar biletën për në Euro 2016. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet11:08 - 25 Shtator, 2018

“Mashtrues dhe legen”/ Qytetarët shpërthejnë kundër Ramës

Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën me një njoftim për buxhetin e 2019-ës. Ai bëri me dije nëpërmjet rrjeteve sociale,...

Aktualitet10:57 - 25 Shtator, 2018

Çfarë do të ndodhë në arsim dhe shëndetësi?/ Rama jep lajmin e mirë

Kryeministri Edi Rama sot ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata që punojnë në arsim, shëndetësi e...

Aktualitet10:54 - 25 Shtator, 2018

Gianni De Biasi drejt kombëtares së njohur/ Ky ekip i dha Shqipërisë biletën për në Euro 2016

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin...

Aktualitet10:51 - 25 Shtator, 2018

Meta në SHBA/ Merr pjesë në Samitin për problemet botërore të drogës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në Samitin e thirrur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Trending

Read previous post:
Grabitet shoferi 56 vjeçar/ I marrin 70 mijë euro

Një person është grabitur mbrëmjen e djeshme në autstradën Shkup-Kumanovë në Maqedoni. Bëhet fjalë për shtetasin serb 56 vjeçar, me...

Close