Connect with Us

Shkeljet e Vettingut/ Të shkarkohesh për një informacion të paprovuar

Aktualitet

Shkeljet e Vettingut/ Të shkarkohesh për një informacion të paprovuar

Publikuar

-

Komisioni i Vetingut, pavarësisht se është në detyrë prej shumë muajsh, po dëshmon se ka probleme të theksuara me zbatimin e procedurave, gjë e cila mund të rrëzojë gjetjet e tij në institucionet ku ankimohen vendimet e tij, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit apo në Gjykatën e Strasburgut.

Prokurori i shkallës së parë në Tiranë, Adriatik Cama, u shkarkua nga detyra të enjten pasi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, siç raportoi, ka konkluduar se ai ishte përfshirë në një rast korrupsioni në vitin 2005, kur ishte drejtues i Prokurorisë së Lushnjes, shkruan Boldnews.

Në bazë të këtij informacioni, të përcjellë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Cama ka marrë para nga familjarë të një të arrestuari për të pushuar një hetim të nisur. Po sipas Vetingut, Cama, në cilësinë e drejtuesit, zëvendësoi prokuroren që e kishte këtë çështje, duke ia kaluar një prokurori tjetër, i cili vendosi pushimin e hetimit. Ky vendim pushimi më tej është shfuqizuar nga Prokuroria e Përgjithshme, por Komisioni i Vetingut nuk dha asnjë informacion se si kishte vijuar më tej kjo çështje.

Referuar këtij rasti, Komisioni i Vetingut e rrëzoi prokurorin Cama në dy kritere të rivlerësimit, në atë të “integritetit personale” dhe të “aftësive personale”. Gjithashtu, Komisioni i Vetingut gjeti edhe pasaktësi në deklarimin e pasurisë, të cilat ishin në rendin e rreth 3-4 milionë lekësh të vjetra, një shumë jo shumë domethënëse për një zyrtar publik me mbi 20 vjet karrierë.

Prokurori Adriatik Cama kundërshtoi gjetjet e Komisionit të Vetingut, duke kërkuar që të përballej në seancë me faktet dhe me personin që e ka denoncuar për mitmarrje në vitin 2005. Kjo kërkesë e tij u rrëzua nga Komisioni i Vetingut, duke i hequr të drejtën subjektit të rivlerësimit për të pasur një proces të rregullt ligjor dhe për të pasur barazi armësh në gjykim, sipas terminologjisë përkatëse.

Në këtë mënyrë, Komisioni i Vetingut shkeli një prej normave më të rëndësishme, të mbrojtura nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ajo që i njeh të drejtën çdo individi për të pasur një proces të rregullt ligjor.

LEXO EDHE:  U përball me Vettingun/ Zbardhet vendimi i KPK për Sokol Stojanin

Kjo është një çështje proceduriale dhe parimore, mos-respektimi i të cilës mund të rikthejë të gjithë procesin e vetingut të prokurorit Adriatik Cama në pikën zero. Komisioni i Vetingut konsiderohet si një prej institucioneve kyç, ecuria e të cilit do të ndikojë drejtëpërdrejtë në hapjen e mundshme të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ndaj, çdo vonesë në aktivitetin e këtij institucioni, për shkak të shkeljes së procedurave nga Komisioni i Vetingut, pritet të shoqërohet me shtyrjen në një kohë të pacaktuar të të gjithë procesit.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) ka theksuar në vendime të saj se “…çdo individ duhet të ketë mundësi praktike për të kundërshtuar një akt, i cili përcakton të drejtat e tij…”.

Në rastin e prokurorit Adriatik Cama, informacioni i DSIK, i cili për më tepër është i natyrës operative dhe që nuk fuqinë e provës në gjykatë, është një “akt përcaktues për të drejtën e tij” të punësimit. Në bazë të dokumentit të DSIK, Komisioni i Vetingut vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Por, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës së Shqipërisë dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit refuzoi të pranonte kërkesën e prokurorit Adriatik Cama për t’u përballur me provat kundër tij dhe me denoncuesin që pretendon se ai ka marrë para korrupsioni në vitin 2005.

Pra, praktikisht prokurori Adriatik Cama u shkarkua pa e ditur se çfarë provash konkrete ka ndaj tij. Në mungesë të vendimit të zbardhur, është e pamundur që të analizohen argumentat e Komisionit të Vetingut në këtë rast dhe saktësia e informacionit, por ajo që është e dukshme është fakti që komisionerët kanë shkelur në mënyrë flagrante procedurat ligjore, gjë e cila e bën vendimmarrjen e tyre lehtësisht të cënueshme në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe, më tej, në Gjykatën e Strasburgut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë/ Një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Publikuar

-

Nga

cna, lajme, aktuale

Një banesë në fshatin Kuqan të Elbasanit është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit ka mbetur i dëmtuar shtetasi N.K, 85 vjeç, i cili sipas njoftimit të policisë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.



Sipas të dhënave ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekskluzive-Priten largime të bujshme/ Bashën e braktisin njerëzit më të afërt

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Situata në Partinë Demokratike duket të jetë më kaotike sesa paraqitet në media. Një fakt ky i konfirmuar për CNA.al edhe nga njerëz shumë afër kryetarit ende në detyrë të PD, Lulzim Basha.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar se pritet të ketë dorëheqje edhe në nivel sekretarësh dhe nënkryetarësh, të cilët pritet ti bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit dhe “Foltores” së Berishës.

Pavarësisht se deri tani nuk ka pasur dorëheqje, CNA.al ka mësuar se ka debate të forta dhe ftohje me disa nga sekretarët që janë zgjedhur në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar, në kundërshtim me statutin e PD, pasi nuk ka pasur votim të fshehtë dhe as alternativa.

Disa nga këta emra tashmë janë kuptuar nga Lulzim Basha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se ka filluar një ftohje dhe pritet që këta persona t’i bashkohen Kuvendit të datës 11 dhjetor dhe të jenë në krah të ish-kryeministri Berisha, lideri historik i demokratëve.

Pra, përvec personave tashmë të njohur publikisht, që janë rreshtuar në krah të Berishës dhe të “Foltores”, tre sekretarë aktual dhe një prej nënkryetareve, janë konfirmuar nga CNA.al se janë të gatshëm të largohen por po presin momentin më të përshtatshëm.

LEXO EDHE:  Pas dështimit për karrigen e Prokurorit të Përgjithshëm/ Granit Shahu “peng” në KPK

LEXO EDHE:  Favorizimi i të pandehurit për shitje heroine penalizoi prokurorin Saimir Smaka



Një nga këta personazhe politike, i tha CNA.al se situata në PD është më e rëndë sesa duket. Debati brenda është më i fortë, dhe duket se janë dy kampe politike. Nga njëra anë mbështetësit e Lulit dhe nga ana tjetër mbështetësit e Berishës dhe “Foltores”.

Dikush ka pranuar që zgjidhjen ta japë në 11 dhjetor, dikush tjetër në një qetësim të situatës si një reflektim për ti dhënë zgjidhje këtij konflikti të brendshëm.

CNA.al për të shmangur linçimin nga Basha e sulmet mediatike dhe për të mos hedhur në publik emra të cilët mund të intimidohen dhe t’iu ushtrohet presion për t’u tërhequr nga aktët e tyre siç dhe ka ndodhur me personazhe të tjerë, të cilët i janë bashkuar “Foltores”.

CNA.al nuk po bën publik emrat e sekretarëve dhe nënkryetareve.

Demokratët, analistët politikë dhe vëzhguesit e saj e kuptojnë lehtësisht nga qëndrimet e ditëve të fundit se kush janë këta emra, të cilët janë ndarë tashmë me Bashën. Por ka edhe nga ata që kërkojnë një rrugë të tretë, atë të bashkimit përtej debatit Basha-Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vangjeli zbulon “sekretet”/ Katër “kokat” më të përgjuara në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh sot se sulmi që kreu i PD, Lulzim Basha i bëri presidentit Ilir Meta ishte i panevojshëm për momentin.

Ishte e panevojshme. Rëndësia e një politikani matet me shumën e armiqve që ka, por ky ishte momenti më i keq për të shtuar një armik tjetër në frontin e bashkuar kundër tij. Jashtë kohës, interesave dhe logjikës normale. Është këshilla më e keqe që i është dhënë në këtë periudhë të keqe në krye të PD-së.

E nisi vetë duke folur për Trekëndëshin e Bermudës, por bëhet fjalë për një rreth të mbyllur ku në qendër është Rama dhe në pika ta caktuara është Berisha, Meta dhe Basha. Basha është në armiqësi të thellë me Ramën për shkak të detyrës dhe me zotin Meta. Berisha është kundër Bashës dhe Ramës, por hesht për Metën. Meta është kundër Ramës dhe Bashës, por thotë ndonjë fjalë të mirë për Berishën. Në fund të marsit të këtij viti Meta bëri një deklaratë që u komentua si kontraverse, kur sfidoi që nëse Rama merrte 71 mandate do të jepte dorëheqjen dhe do të merrte drejtimin e opozitës. Atëherë u konsiderua si kërcënim.

Tani jemi në kushtet kur Rama mori më shumë se 71 mandate, Meta vijon të jetë president dhe kemi një ridalje të tij të vrullshme në skemë. Mbetet pa u verifikuar pika e tretë, kryetari i opozitës dhe nëse do të tentojmë të gjejmë prapaskenat e deklaratës së Bashës duhet të shikojmë më thellë, marsin e këtij vendi. Edhe në këto zgjedhje Basha perceptohej më afër Ramës sesa aleatit të tij Meta. Ky paradoks i kushtoi opozitës këtë mandat të tretë të humbur dhe një opozitë të dobët” tha ai.

Pak ditë më parë, Ilir Meta rrëfeu një episod që sipas tij kishte ndodhur në Gjermani, ku Lulzim Basha tha ai, “me lot në sy më kërkoi të anuloja datën e zgjedhjeve”. Por a është kjo një përpjekje që Ilir Meta të ulë figurën e Bashës apo të sqarojë vendimin për dekretin e 13 Tetorit?

Nuk do të ishte as njëra dhe as tjera. Nëse Meta do ta gjykonte…unë besoj që nuk i interesonte të përfshihej në këtë betejë. Nëse do të duhej të fliste, Meta e kishte të gatshëm fjalimin, fiks ai që ka lexuar në presidencë kur tërhoqi dekretin e tij të parë, kur foli për nevojën e zgjedhjeve pluraliste.

Pjesa e bisedës që pretendohet në Gjermani i ka të dy aksionerë, mund të dalë Basha nesër dhe të thotë unë isha në këmbë dhe ai ulur…Sot ka dy gjëra të rëndësishme; Meta në atë moment bëri aktin e duhur politik, por me mjetet e gabuara juridike. Dekretin nuk kishte mundësi ta kthente pas. Rama bëri aktin e duhur juridik, sepse nuk kishte mundësi të bënte ndryshe, por me një kosto politike. Zgjedhjet e 30 qershorit janë të cenuara.
Ishin me një parti të vetme” tha Vangjeli, në studion e “ABC LIVE”.

LEXO EDHE:  Favorizimi i të pandehurit për shitje heroine penalizoi prokurorin Saimir Smaka

LEXO EDHE:  Deklaron pagat dhe huanë/ Ku e fshehu makinën luksoze, gjyqtari i “21 Janarit”?

Por a lidhet rifutja në lojë e Ilir Metës me vendimin që Gjykata Kushtetuese pritet që të marrë në Janar për fatin e tij? Vangjeli mendon se Kushtetuesja nuk do ta shkarkojë kreun e shtetit.



Nuk ka të bëjë me Janarin kur të mblidhet Kushtetuesja për vendimin për të. Unë mund t’jua parathem që gjykata do të verifikojë se ka një shkelje nga Meta, por që nuk është një shkelje e rëndë dhe nuk ka shkaktuar pasoja për ndërprerjen e mandatit. Politikani Rama ishte i fundit i interesuar që Meta të linte zyrën, pavarësisht retorikës”.

Tre ditë më parë Presidenti bëri një deklaratë të fortë kur tha se përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshëm dhe të huaja.

Por a ishte një tendencë për viktimizim apo mund të jetë e vërtetë? Lorenc Vangjeli e beson.

Çështja e përgjimeve për mua është plotësisht e besueshme. Kjo është një nga deklarata më të rënda të mundshme, por ka pasur një vëmendje minore. Unë mund t’ju jap prova që një gjë e tillë në të shkuarën ka ndodhur. Në 2014 ka pasur një tentativë verifikimi në SHISH dhe kanë bërë zbulime tronditëse të llojit, po ju jap katër nga emrat që përgjoheshin atë kohë; Rama, Meta në atëkohë kryetar Kuvendi, Lulzim Basha dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Meta mbante rekordin në dalje në përgjime mbi 700 të tilla.

Nuk është një historie e re, atëherë ka pasur një raport të konsideruar sekret. Mënyra si janë përgjuar ka qenë përmes një truku, gati qesharak, piketohej dikush i cili kishte kontakte me personazhet e piketuar për t’u përgjuar, ndiqej ai dhe dilte ai. Ligji kërkon që në momentin që del një personazh me imunitet, ndërpritet përgjimi dhe kërkohet mandat dhe ajo që ishte regjistruar asgjësohet. Bëhet fjalë për shkurtin e 2012 kur në fillim ish-ministri i Brendshëm Nishani dhe Berisha dhanë provën e fortë por indirekte, që Edi Rama dhe deputetë socialistë ishin në përgjim.

“Kemi interceptuar telefonatat nga Blloku apo PS” tha ai. Ka pasur një listë të gjatë të të përgjuarve, këto katër emra, deputetë, biznesmenë të fuqishëm dhe një sërë gazetarësh që kanë qenë në përgjim. Ka edhe një gjë tjetër, shumë shkurt. Dy personazhet që flitet, Rama-Meta e kanë pranuar më pas, përgjimet që u janë bërë në pranverën e 2013-tës përpara zgjedhjeve për të ditur cfarë do të bënte PS dhe LSI. Dhe këta që nuk flisnin në telefon kur flisnin me njerëzit e tyre, shanin njëri tjetrin dhe e mohonin aleancën gjë që e vuri në gjumë doktorin” tha Vangjeli.

LEXO TE PLOTE