Raporti i GRECO-s/ Balla: Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit – CNA
Connect with us

Aktualitet

Raporti i GRECO-s/ Balla: Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit

Publikuar

-

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar  lidhur mbi Raportin e GRECO-s.

Na raport, ndër të tjera,  thuhet se reforma në drejtësi ka shënuar proges dhe ky është një hap pozitiv për Shqipërinë.

Balla ka thënë se Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit dhe se reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve e prokurorëve po jep rezultate çdo ditë.

Deklarata e Ballës:

Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep rezultate çdo ditë.

Dje, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), mekanizëm i Këshillit të Europës që monitoron respektimin e standardeve të luftës kundër korrupsionit, botoi Raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit të Shqipërisë lidhur me progresin e bërë në parandalimin e korrupsionit në radhët e anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në raport vërehet qartë se Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit.

Në raportin e GRECO-s vlerësohet më së shumti progresi i Reformës në Drejtësi dhe hapat e ndërmarra për parandalimin e korrupsionit në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

GRECO vlerëson si mjaft të rëndësishme pavarësinë e sistemit të drejtësisë ku tashmë roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Zhvillim tjetër pozitiv, citohet të jetë edhe funksionimi i administratës gjyqësore, që sipas raportit nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Hap pozitiv citohet se do të jetë edhe krijimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si autoritet përgjegjës për fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve. Kjo pavarësi e sistemit gjyqësor do të sjellë një sistem më të drejtë dhe më funksional, ku pavarësia dhe transparenca do të bëjnë që drejtësia të jetë një proces i sigurtë ndaj kapjes dhe korrupsionit.

Gjithashtu në raport vlerësohet puna e Kuvendit të Shqipërisë në miratimin e Kodit të Etikës për anëtarët e Parlamentit, miratuar në muajin Prill 2018.

Këto janë disa nga pikat kryesore ku Shqipëria ka bërë progres me hapat e ndërmarra deri më tani në sajë të reformave dhe politikave të ndjekura.

Ndërkohë që prioritetet tona mbeten çështjet ende të paplotësuara tërësisht, për përmbushjen e të cilave kemi vullnetin e plotë, por që kërkojnë bashkëpunim politik nga ana e opozitës, arësye që ka sjellë vonesa.

Në Raportin e GRECO-s vlerësohet pjesërisht puna e arritur në disa aspekte si dhe theksohet nevoja që KLGJ dhe KLP të jenë sa më shpejt funksionale. Kjo do të ndodhë sapo kandidatët për këto dy institucione themelore të drejtësisë së re të kalojnë në filtrin e Vetting-ut.

Gjithashtu GRECO thekson nevojën e miratimit të udhëzimeve praktike për zbatimin e Kodit të Sjelljes si dhe nevojën për të ndjekur zbatimin e rregullave të këtij kodi për deputetët.

Bazuar në progresin e bërë, vlerësimet dhe pritshmëritë, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të përmbushur në kohë rekomandimet e GRECO-s.

 

Aktualitet

Erdogan ngre tonet ndaj SHBA-ve/ Ndërhyni ose do t’i spastrojmë, vetë

Publikuar

-

By

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se SHBA-të duhet t’i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri, përndryshe do të futen forcat turke dhe to t’i spastrojnë.

Këtë deklaratë, ai e ka dhënë gjatë një fjalimi. Me tej gjatë fjalës së tij presidenti turk u shpreh publikisht se SHBA-të, të cilat mbështesin kurdët në veri-lindje të Sirisë, nuk po e mbajnë fjalën për t’i larguar luftëtarët kurdë.

Qyteti i Manbixhit ndodhet në perëndim të lumit Eufrat dhe është rruga kryesore që lidhet me qytetin e Alepos.

Turqia quan çdo pjesë të Sirisë në kufirin e tyre si vend shumë të ndjeshëm, nga pikëpamja e sigurisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

By

Moti në vendin tonë gjatë ditës, së sotme do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura duke gjeneruar reshje të dobëta shiu e dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por bien në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1 në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fort në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shtypi i ditës, 16 dhjetor 2018

Publikuar

-

By

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 16 dhjetor 2018:

Gazeta Shqiptare hapet me titullin “Pensionet, si ndahen shpërblimet për festat” dhe vijon me Kuvendi, Basha: PD-ja nuk vjen në pushtet me dhunë duhet një elitë e re”.

Gazeta “Koha jonë” hapet me titullin “Shqipëria në protestë”, për të vijuar me “Presidenti Meta merr çmimin politikani Ndërkombëtar i vitit 2018”.

Kurse gazeta “Shqiptarja.com” hapet me titullin “Ja si UT ka  përdorur paratë e studentëve”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:52 - 16 Dhjetor, 2018

Erdogan ngre tonet ndaj SHBA-ve/ Ndërhyni ose do t’i spastrojmë, vetë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar se SHBA-të duhet t’i largojnë trupat kurde nga qyteti i Manbixhit, në Siri,...

Aktualitet21:51 - 15 Dhjetor, 2018

Si e krijoi George H. W. Bushi, Evropën e sotme moderne

Nga John Kornblum Është shkruar shumë për rolin e fatit në histori dhe në politikë. S’ka dyshim, bota perëndimore dhe...

Aktualitet19:20 - 15 Dhjetor, 2018

Përplasja me policinë/ Studentët tregojnë shkakun

Në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe studentëve që kanë...

Aktualitet18:37 - 15 Dhjetor, 2018

Shemben të tjera ndërtesa në zonën e Unazës së Re

Shkatërrimi i ndërtesave në zonë e Astirit ka vazhduar edhe ditën e sotme. Që në orët e para të mëngjesit...

Aktualitet18:36 - 15 Dhjetor, 2018

Refuzoi t’i takonte/ Studentët e Ekonomikut kërkojnë shkarkimin e dekanit

Gjatë pasdites së sotme në protestën që është duke u zhvilluar para Kryeministrisë, studentët e Ekonomikut kanë kërkuar largimin e...

Aktualitet16:27 - 15 Dhjetor, 2018

Sërish protesta në Paris/ Jelek verdhët nuk ndalen

Megjithë thirrjet e autoriteteve franceze për qetësi, qindra protestues u mblodhën sërish sot tek Harku i Triumfit dhe marshuan drejt...

Aktualitet16:17 - 15 Dhjetor, 2018

Grabisnin vepra arti të çmuara/ Këta janë shqiptarët e arrestuar

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për grabitje të disa veprash arti në zonën e Casertës. Në pranga...

Aktualitet15:51 - 15 Dhjetor, 2018

Moti i keq e dallgë të forta/ Pezullohet lundrimi në këtë port

Moti i keq me rreshje të mëdha shiu dhe dallgëzimi prej 5-6 ballë, knë bërë që kapiteneria e Portit të...

Aktualitet15:38 - 15 Dhjetor, 2018

KLSH e IDM në Konferencën Kombëtare/ Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion

“Për një autoritet Kombëtar Anti korrupsion të gjithëpranuar dhe mirëvendosur në sistemin e qeverisjes” Në datën 14 dhjetor 2018, Kontrolli...

Aktualitet15:13 - 15 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme për votimin e draft-rezolutës propozuar nga Partia Socialdemokrate që...

Aktualitet14:27 - 15 Dhjetor, 2018

I dënuar për vrasje/ Ekstradohet i shumëkërkuari

Është ekstraduar nga Greqia një shqiptar që është dënuar me 16 vite burg për vrasje nga Gjykata e Pukës. Shtetasi...

Aktualitet13:51 - 15 Dhjetor, 2018

Protestat/ Fillojnë procedime të tjera

Plot dhjetë persona, mes të cilëve edhe organizatorë e pjesëmarrës në protestën e të premtes në Devoll janë proceduar penalisht...

Aktualitet13:34 - 15 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Qytetarët shkodranë mbërrijnë para Kryeministrisë

Qytetarët nga Shkodra i janë bashkuar ditën e sotme protestës së studentëve përpara Kryeministrisë. Përveç mbështetjes së studentëve për ndryshimin...

Aktualitet13:20 - 15 Dhjetor, 2018

Plagosën të riun/ Arrestohen burrat në Gjirokatër

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy veta, pasi kanë goditur një të ri me mjete të forta. Në pranga kanë...

Aktualitet13:08 - 15 Dhjetor, 2018

Protestat/ Taulant Muka paralajmëron një skandal tjetër

Ish-zëvëndës ministri i Arsimit që qëndroi në detyrë për vetëm 15 ditë, Taulant Muka, ka lajmëruar se sonte në Ora...

Aktualitet12:45 - 15 Dhjetor, 2018

Studentët para Kryeministrisë/ S’duam pedagogë të paaftë

Studentët ndodhen sot para Kryeministrisë në ditën e 11 të protestës, ku  me këmbëngulje kërkojnë plotësimin e tetë pikave të...

Aktualitet22:32 - 14 Dhjetor, 2018

Rekord historik/ Vepra e Prustit shitet për 1,51 milionë euro

Vepra origjinale “Nga ana e Suanit” e shkrimtarit Marsel u shit sot për 1,51 milionë euro. Kjo kopje e rrallë,...

Aktualitet17:59 - 14 Dhjetor, 2018

Foto- Homazh për viktimat në Genova/ Flamuri shqiptar valvitet mbi urën e Morandit

Kanë kaluar katër muaj nga shembja e urës së Morandit në  Genova të Italisë. Gjatë ditës së sotme miq dhe...

Aktualitet10:23 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi voton sot formimin e ushtrisë/ Forcat e KFOR-it austriak pozicionohen tek Ura e Ibrit

Forca të KFOR-it të cilat përkujdesen për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Sipas...

Aktualitet08:44 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë/ SHBA: Vendim historik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se votimi i nesërm i transformimit të Forcës së Sigurisë së...

Aktualitet20:00 - 13 Dhjetor, 2018

Arsimi i lartë/ Artan Fuga tregon masat që duhen marrë

Akademiku dhe Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka bërë disa sugjerime se çfarë nevojitet...

Aktualitet19:19 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje...

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Trending

Read previous post:
Ministri francez: Evropa do të ngrihet kundër Trumpit

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Evropa do të ngrihet kundër përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald...

Close