Rama betim në luftën kundër korrupsionit/ “Shpërthen” deputetja demokrate – CNA
Connect with us

Aktualitet

Rama betim në luftën kundër korrupsionit/ “Shpërthen” deputetja demokrate

Publikuar

-

Edi Rama ndodhet në Bruksel në Samitin e NATO-s, ku ka nënshkruar një kontratë, si betim në luftën kundër korrupsionit.

Për këtë ngjarje ka reagur deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila është shprehur se kjo është një shfaqje e Kryeministrit.

Sipas saj përpjekjet e Ramës janë të kota, pasi DASH, e ka cilësuar Shqipërinë, si një nga vendet kryesore të pastrimit të parave.

Këtu ajo përmend rastin e portit të Karpenit, aeroportin e Vlorës apo së fundi me Teatrin Kombëtar.

Ajo shton më tej se të gjitha tenderat dhe koncesionet, i fitojnë një grusht njerëzish i lidhur me pushtetin.

Tabaku ndër të tjera ka akuzuar Ramën se betimi i Ramës, për angazhimin në luftën ndaj korrupsionit dhe krijimin e  institucioneve të pavarura është gënjeshtra e rradhës kur është ai penguesi kryesor i krijimit të SPAK.

 

Postimi i plotë

Mbi Samitin e Londrës!

Rama paska firmosur dje një kontratë në Samitin e Londrës ku është betuar për luftë kundër korrupsionit. E gjitha kjo është në funksion të spektaklit dhe shfajeve që Rama I ka pa TVSH.

Nuk ka nevojë për një kontratë të tillë kur ligjet e vendit garantojnë transparencë. Por, synimi kryeministrit është krekosja majë korrupsionit që vetë ka ligjëruar, normatuar dhe ngritur në sistem.

Qenka angazhuar se do të luftojë pastrimin e parave duke treguar burimin e financimeve të PPP, kur departamenti amerikan i shtetit e ka cilësuar Shqipërinë si vend kryesor në pastrimin e parave. Ndërkohë që ka dhënë kontrata PPP firmave guaskë (offshore) ku nuk dihet e identifikohet pronari si Inceneratorët, Porti i Karpenit, Air Albaniae së fundmi projekti për 8 kullat në Tiranë dhe prishjes së teatrit janë vetëm disa shembuj.

LEXO EDHE:  Rama ia thotë copë Arta Markut/ “Letra jote tregon se je e paaftë”

Ka firmosur në kontratë se tenderat e koncesionet e radhës do të jenë me kon kunkurencë të hapur ndërkohë që aktualisht 30% e tenderave e tederave dhe koncesioneve janë pa garë dhe në kundërshtim me ligjin e i fitojnë vetëm një grusht njerëzish të lidhur me pushtetin.

Qenka angazhuar se do ketë konkurencë të lirë ndërkohë që në programin “1 mld Euro” deri më tani 4 prej 7 projekteve I kanë shkuar firmave me një ofertë të pakërkuar. Ndërkohë, pavarësia e Agjencisë se Prokurimeve Publike është inekzistente. Sistemi online nuk përdoret dhe nuk është përdorur për asnjë projekt PPP.

Kesisoj, betimi I Ramës se do të angazhohet më luftën ndaj korrupsionit dhe do të krijojë institucione të pavarura është gënjeshtra e rradhës kur është ai penguesi kryesor i krijimit të SPAK?

Shfaqja e shëmtuar por e mirëllogaritur përpiqet të fshijë nga kujtesa e qytetarëve kalimin e 3 ligjeve me emra biznesi në kuvend dhe në kundërshti me Kushtetutën: ligji Fusha shpk për shkatërrimin e godinës së teatrit në këmbim të kullave, ligji për kompaninë kineze të lidhur me Olsi Ramën për portin e Karpenit dhe ligji për aeroportin e Vlorës.

Shqiptarët nuk kanë asnjë iluzion se cdo gjë është fasadë e propangandë, fatkeqësisht këtë po e kuptojnë dhe partnerët ndërkombëtarë. Ka një dhe vetëm një pengesë për integrimin e vendimit dhe është kjo qeveri dhe Edi Rama. Asnjë kontratë formale e fasadë nuk shërben për asgjë për sa kohë realiteti është ndryshe. /CNA.al

Aktualitet

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Publikuar

-

By

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas  të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë,   kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Njoftimi i policisë:

Policia e Bulqizës kap dhe ndalon 23 vjeçarin  nga Bulqiza si autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen e ndodhur  më datë 22 Shtator  në Bulqizë , për  vjedhje me armë.

Në vijim të hetimeve të pandërprera të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Drejtoria Vendore e Polcisië Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë , për zbardhjen e vjedhjes me armë  ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë,  nga tërësia e veprimeve të kryera duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit , është bërë e mundur kapja  dhe ndalimi i të dyshuarit si autori kryesor i ngjarjes  i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja dhe konkretisht shtetasi:

Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.)

LEXO EDHE:  Video-Abuzimet me tenderat/ Zbulohen shifrat e frikshme

Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas  të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë,   kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet  e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte  me masë  dënimi “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas  pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas  ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të  Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje e lehtë”, “Veprime në kundërshtim me Gjykatën” të kryera në bashkëpunim, “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet 140,278, 89, 321, 323, 25, të Kodit Penal.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Publikuar

-

By

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë në ditë.

Video është publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e cila tregon radhët e gjata të studentëve të Mjekësisë pranë konviktit.

Për këtë situatë, deputetja e PD-së bën përgjegjëse të drejtpërdrejtë ministrin e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikollën.

LEXO EDHE:  Emërimet korruptive në arsim/ Qytetari sfidon Ramën

Duke iu referuar një mesazhi, i cili i ka ardhur në adresë të saj, deputetja mes tjerash shkruan: “Tmerri i rregjistrimeve per dhoma në konviktet e Universitetit të Mjekësisë. Pershendetje Albana kjo eshte situata e lindita nikolles ne regjistrimin per konviktet e mjeksise qe ne ora 6 ne radh dhe po vazhdojne komisjonet sipas porosis partise.”, shkruan ajo.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Publikuar

-

By

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i japë 5 pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Luka Modric, 3 pikë Cristiano Ronaldos dhe vetëm 1 pikë Eden Hazardit.

Si kapiten kuqezi (shiriti i kapitenit është mbajtur nga disa lojtarë në ndeshjet e fundit, në bazë të numrit të ndeshjeve me Kombëtaren), në fakt, ka votuar Etrit Berisha, portieri i Atalantës, duke i dhënë 5 pikë Lionel Messit, 3 pikë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe vetëm 1 pikë Lionel Messit.

LEXO EDHE:  Emërimet korruptive në arsim/ Qytetari sfidon Ramën

Ndërsa si trajnerin më të mirë Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me 5 pikë, Didier Deshamp në vendin e dytë me 3 pikë dhe Zinedine Zidane me vetëm një pikë.

Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me 5 pikë trajnerin Jurgen Klop, me 3 pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm 1 pikë Didier Deshamp.

/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet10:48 - 25 Shtator, 2018

Grabiti me armë banesën dhe terrorizoi familjarët/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vjedhjes me armë me datë 22 shtator në Bulqizë....

Aktualitet10:43 - 25 Shtator, 2018

Video-Kaos tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë

Tek konvikti i Fakultetit të Mjekësisë, studentët janë të detyruar të qëndrojnë para komisionit të regjistrimit të paktën 6 orë...

Aktualitet10:30 - 25 Shtator, 2018

Futbollisti më i mirë i vitit/ Ja si kanë votuar Christian Panucci & Etrit Berisha

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s. Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i...

Aktualitet10:25 - 25 Shtator, 2018

Fakt/ Veliaj rikioskëzon Tiranën për klientelen e tij

Vendosja e kioskave të reja në Tiranë ka krijuar jo pak shqetësim te qytetarët, të cilët i shohin si zaptim...

Aktualitet10:23 - 25 Shtator, 2018

Ndjekie si nëpër filma/ Kapen dy prej autorëve të grabitjes me armë

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën mëngjesin e sotëm një furgon mallrash të linjës Shqipëri-Itali. Ata arritën të...

Aktualitet10:11 - 25 Shtator, 2018

Tentoi të vrasë me thikë 29 vjeçarin/ Pranga autorit

Një 41 vjeçar nga Elbasani, pas një konflikti me 29 vjeçarin  me iniciale R.L, ka tentuar ta vrasë atë me...

Aktualitet10:03 - 25 Shtator, 2018

Dita e sotme sjell zyrtarisht vjeshtën, sinoptikanët: Çadrën mbajeni me vete

Verës së zgjatur i erdhi fundi për ketë vit. E marta e 25 shtatorit sjell zyrtarisht stinën e vjeshtës. Temperaturat...

Aktualitet10:01 - 25 Shtator, 2018

Ekipi i Superligës bën kërkesën e pazakontë/ Kërkon “test alkooli” për Sulejman Starovën

Kamza ka dalë e humbur 1-0 nga sfida me Kukësin, ndërkohë që klubi ka një reagim të fortë për ish-trajnerin...

Aktualitet09:58 - 25 Shtator, 2018

Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Gjermani/ 5 milionë euro për Fondin e Kredive Rurale  

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë, znj. Susanne Schütz kanë...

Aktualitet09:52 - 25 Shtator, 2018

Policia me armatim të rëndë tek Krimet e Rënda/ Pas Shullazit, seanca për tre anëtarët e grupit “Bajri”

Pas seancës për Shullazin dhe grupin e tij, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e...

Aktualitet09:45 - 25 Shtator, 2018

Modric i pari, Messi i…/ Ja si u ndanë votat për “The Best 2018”

Luka Modric u zgjodh fituesi i “The Best”, çmim me të cilin FIFA njohu lojtarin më të mirë të sezonit...

Aktualitet09:44 - 25 Shtator, 2018

Dështon sërish seanca për “Shullazin”

Ka dështuar sërish sot, seanca për Emiljano Shullazin në Gjykatën për Krimet e Rënda. Mësohet se arsyeja ka qenë kërkesa...

Aktualitet09:28 - 25 Shtator, 2018

Rikthehen maskat/ Grabitet me armë furgoni

Një furgon mallrash është grabitur mëngjesin e sotëm pranë stadiumit në Vlorë. Mësohet se autorët ishin të gjithë të maskuar...

Aktualitet09:02 - 25 Shtator, 2018

Sot pretenca për Shullazin/ Blindohen Krimet e Rënda 

Në Gjykatën për Krimet e Rënda do të mbahet sot seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit, ndërsa mësohet se në...

Aktualitet08:53 - 25 Shtator, 2018

Shtypi i ditës, 25 shtator 2018

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 25 shtator 2018: “Gazeta Shqiptare”...

Aktualitet08:36 - 25 Shtator, 2018

Investimet e huaja, si u shpëtuan nga energjia/ Rënia e telekomunikacioneve dhe stanjacioni i bankave

Që prej fillimit të vitit 2014 energjia është bërë sektori që ka tërhequr investimet e huaja në Shqipëri, duke u...

Aktualitet08:27 - 25 Shtator, 2018

Zjarri përpin apartamentin në Tiranë/ Humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një person ka...

Aktualitet08:18 - 25 Shtator, 2018

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Nga dita e sotme pritet që të kemi rënie drastike të temperaturave.  Gjatë paradites dhe në drekë temperaturat do të...

Aktualitet08:08 - 25 Shtator, 2018

 Horoskopi i ditës, 25 shtator 2018

DASHI 21. mars – 20. prill Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë...

Aktualitet00:03 - 25 Shtator, 2018

Dosjet “e nxehta” tek Krimet e Rënda/ Lala jep alarmin

Gazetarja e kronikës Klodian Lala gjatë intrevistës në emisionin  “360 Gradë” në Ora News përmendi disa nga dosjet më të...

Aktualitet23:52 - 24 Shtator, 2018

Gjata-Markut: Do të vijë koha, po s’do të mbrojë njeri

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Çlirim Gjata gjatë intervistës në emisionin “360 gradë”, në Ora News është shprehur se...

Aktualitet23:35 - 24 Shtator, 2018

Lala “shuplakë” Arta Markut/ “M’u duke si kryetare partie, me atë letër”

Gazetarja Klodiana Lala gjatë intervistës në emisionin “360 Gradë” në Ora News e ka cilësuar, si të pazakontë letrën e...

Aktualitet23:21 - 24 Shtator, 2018

Paralajmërimi i Hoxhës/ Do shikojmë spektakël në gjykatë, për Shullazin

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Opinion” në Tv Klan është shprehur se do shikojmë spektakël në gjykatë për...

Aktualitet23:12 - 24 Shtator, 2018

Klodiana Lala: Ka klane shumë të forta brenda Krimeve të Rënda

Gazetarja e investigative Klodiana Lala është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “360 Gradë” nga ku ka shpjeguar furtunën në...

Aktualitet22:58 - 24 Shtator, 2018

Hoxha “plas bombën”/ “Familja më e madhe kriminale në Shkodër, drejtohet nga një deputet”

Gazetari Artan Hoxha gjatë një interviste në emisionin “ Opinion” në Tv Klan është shprehur se nuk është familja “Bajri”...

Aktualitet22:51 - 24 Shtator, 2018

Basha “shkatërron” audiencën/ E “shqyejnë” gazetarët

Eni Vasili në emisionin e saj “Open” në Top Channel, ka ftuar kryetarin e Partisë Demokartike, Lulzim Basha, i cili...

Aktualitet22:49 - 24 Shtator, 2018

U zgjodh futbollisti më i mirë i vitit/ Këto janë fjalët shumë emocionuese nga Modric

Luka Modric është shpallur lojtari i vitit nga FIFA. Ylli kroat ka arritur të thyejë dominimin e Cristiano Ronaldos dhe...

Aktualitet22:46 - 24 Shtator, 2018

Shokon Basha/ Edhe unë kam bashkëpunuar me oligarkët

Kreu i opozitës Lulzim Basha, gjatë intrevistës në emisionin “Open” në Top Channel  është shprehur se oligarkët që po zhvatin...

Trending

Read previous post:
Zbulohen emrat e “spiunëve” të familjeve të Grupit të Kumanovës

Familjarët e Grupit të Kumanovës të cilët po mbahen në burgjet e Maqedonisë në bazë të një vendimi drakonik të...

Close