LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga një hajdut tek anëtari më i varfër/ Gjykata e Lartë ka “fytyrën” e Admir Thanzës?

13 Korrik 2018, 09:28, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë dhe tërë sistemi i drejtësisë, së fundmi ka marrë një ?goditje? të rëndë. Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është fytyra tjetër e drejtësië, që simbolizon krimin dhe korrupsionin.

Edhe një tjetë anëtar i Gjykatës së Lartë që kaloi Vettingun, do të rihetohet sërish, duke hedhur kështu dyshime në pavarësinë, korrektësinë dhe paanashmërinë e Komisionit të Vettingut.

Komisioneri publik ka rrëzuar vettingun e kryer për gjyqtarin e lartë Edmond Islamaj dhe ka kërkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të rihap procesin ndaj këtij gjyqtari.

Komisioneri  publik  e ka mbështetur ankesën e tij,  në transferta të paplota parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T.

Është dhe një kontratë huamarrje e vjerrit të tij me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga komisioneri publik e mohon dhënien e këtij borxhi.

Sipas komisionerit publik gjyqtari Islamaj s?duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë.

Deri më tani,  dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë që i janë nënshtruar procesit të Vettigut, Admir Thanza dhe Edmond Islamaj kanë dalë me probleme, ndërsa për Tom Ndrecaj ende nuk ka një vendim.

Ndërkohë pritet të kalojnë në ?sitë? edhe 6 anëtarët e tjerë të kësaj gjykate.

Gjyqtari Artan Zeneli më 16 korrik do të paraqitet para Komisionit të Vettingut, ndërkaq për anëtarët e tjerë, Xhezair Zaganjori, Ardian Dvorani, Artan Broci, Shkelzen  Selimi  dhe Medi Bici ende nuk ka një datë.

CNA.al, do të publikojë pasurinë e deklaruar nga të gjithë anëtart e Gjykatës së Lartë dhe fokusi i kësaj radhe do të bjerë më gjyqtarin Medi Bici.

Referuar deklaratave të pasurisë të publikuara nga Open Spending Albania, por

edhe deklaratës të marrë nga CNA.al pranë ILDKPKI ?së, rezulton  se gjyqtari Medi Bici, në total b

ashkë me anëtarë të tjerë të familjes të ardhura që përkojnë me 143 përqind kundrejt pagës vjetore të një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 680 672 lekë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si Anëtar i Gjykatës së Lartë 1 685 436 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, 1 595 860 lekë.

Djali, Ervin Bici, të ardhura nga paga si specialist-jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave, 404 725 lekë.

Viti 2015

Paga si anëtar i Gjykatës së Lartë 1 576 316 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) Lekë.

Pagesë për pjesëmarrje vizitë studimore në Gjykatën e Luksemburgut 192 Euro.

Paga e djalit zotit Ervin Bici si specialist jurist pranë Drejtorisë së Përgjithshme e Thesarit në Ministrinë e Financave 658 162 lekë.

Gjendje në një llogari bankare 262 419 Lekë.

Viti 2016

Shtesa në Llogarinë rrjedhëse në emër të Medi Bicit e ndodhur në  vlerën 1,421,660 lekë.

Burim i kësaj pasurie janë të ardhurat nga paga ime si anëtar i Gjykatës së Lartë për vitin 2016.

-Depozitë në emër të Medi Bicit. Burimi i saj vjen nga depozita tjetër në ish Bankën e Kursimeve, sipas librezës së kursimit të datës 09.04.1991(Gjendja është e datës 10.01.2017) Shuma është 1,065 lekë.

Të ardhura nga paga ime si Anëtar i Gjykatës së Lartë në shumën 1.566.456  lekë.

Të ardhura nga paga e djalit (Ervinit) si specialist jurist, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit në Ministrinë e Financave në shumën 55,792

Të ardhura nga paga e djalit (Ervinit) si specialist jurist, pranë Bankës së Shqipërisë, në vlerën 957.498 lekë. (periudha Shkurt 2016-Dhjetor 2016)./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga