LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbahen  peng dëftesat e 420 mijë nxënësve/ PD zbardh pazaret e ministres Nikolla

13 Korrik 2018, 11:49, Aktualitet CNA
Mbahen  peng dëftesat e 420 mijë nxënësve/ PD zbardh

Deputeti demokrat Luçiano Boçi, në një dalje për mediat, ka ngirut shqetësimin për mbajtjen peng të dëftesace të 420 mijë nxënësve.

Sipas Boçit, oranë Partisë Demokratike dhe Komisionit të Edukimit dhe Mediave, kanë ardhur ankesa nga prindër të cilët ngrenë shqetësimin se fëmijët e tyre nuk mund të pajisen dot me dëftesat e arsimit parauniversitar.

?Të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të, por edhe ato rezultuan me gabime, çka e bën dëftesën dokument të pavlefshëm për 35 mijë nxënës. Një pjesë prej tyre rrezikojnë të mos regjistrohen në shkollë të mesme brenda dhe jashtë vendit.

Partia Demokratike dënon heshtjen e Ministrisë së Arsimit!

Papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni i Ministres Lindita Nikolla ka shënuar një rekord të ri ? rreth  420 mijë nxënës shqiptarë për herë të parë në historinë e shkollës shqipe janë pa dëftesat shkollore?, ka thënë Boçi.

Sipas informacioneve të Partisë Demokratike tenderi i dëftesave është zvarritur për shkak të pazareve të prishura të Ministres së Arsimit.

Në lojë janë 70 milionë lekë për të cilat Lindita Nikolla nuk ka gjetur pazarin e duhur duke dënuae rreth 420 mijë nxënës me mosmarrjen e dëftesës.

?Shumë prindër që kërkojnë të transferojnë nxenësit në shkollat jashtë ose brenda vendit mbeten peng të një procedure që duhet të kishte përfunduar të paktën dy muaj më parë.

Ministrja Lindita Nikolla duhet të ndërpresë pushimet e fundjavës dhe të zgjidhë menjëherë problemin e qindra mijëra nxënësve, duke mos mbajtur peng të korrupsionit dëftesën e tyre.

Kjo është një aferë për të cilën Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe prokuroria kanë çfarë të zbulojnë?, ka thënë më tej Boçi. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga