LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Tsipraz zbardh çështjet që nuk janë zgjidhur

13 Korrik 2018, 09:53, Aktualitet CNA
Marrëveshja Shqipëri-Greqi/ Tsipraz zbardh çështjet

Kryeministri Aleksis Tsipras ka folur për marrëveshjen me shtetin shqiptar.

Në  një deklaratë për mediat greke, ai ka radhitur  çështjet që ende janë zgjidhur

Behët fjalë për çështjet si ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë.

Tsipras ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama dy liderët u pajtuan që të dyfishohen përpjekjet.

“Jemi pranë arritjes së marrëveshjes me Shqipërinë. Çështjet e mbetura, ZEE, ligji i luftës dhe kufijtë. Jemi pranë fundit, por s?i kemi zgjidhur ende çështjet. Me Ramën u pajtuam që të dyfishojmë përpjekjet. Ministrat e jashtëm të dyfishojnë përpjekjet. Duam zgjidhje pozitive sa më shpejt të mundemi?, tha Tsipras. Ndërkohë mediat greke ngrenë pikëpyetje lidhur me faktin se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Tsipras me termin ?kufijtë? ndërsa shkruajnë se kjo çështje mbetet për t?u sqaruar.
Në këtë linjë ato vijojnë me sqarimin, ndërsa shkruajnë nëse termi ?kufijtë?, është një gabim gjuhësor i Tsipras.

 

Lajmet e fundit nga