LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabisnin shtëpitë e grekëve/ Bien në pranga 2 shqiptarë

13 Korrik 2018, 15:08, Aktualitet CNA
Grabisnin shtëpitë e grekëve/ Bien në pranga 2

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, të moshave 28 dhe 36, të akuzuar për vjedhje shtëpish.

Ata e ushtronin aktivitetin kryesisht në Halandri në verilindje të Atikës.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, grabisnin shtëpia kur nuk kishte asnjë person brenda.

Në pamundësi të  thyerjes së dyerve, ata ngjiteshin nga ballkonet.

Nën cilësinë e provës materiale, atyre iu konfiskuan një unazë, dy zinxhirë, dy telefona celularë dhe një automjet.

Ndaj tyre rëndojnë dhjetë raste vjedhesh, te dokumentuar në Chalandri, Agia Paraskeci dhe Vrilissia.

Sipas policisë greke, 36 vjeçari ishte arrestuar edhe më parë për vjedhje banesash. /CNA.al

Lajmet e fundit nga