LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Video/ Dështon koncerti i këngëtarit të njohur grek në Korçë

13 Korrik 2018, 20:08, Aktualitet CNA

Në stadiumin e Skëndërbeut mbrëmjen e sotme në orën 21:00 pritej të niste koncerti i këngëtarit të njohur grek Vasilis Karas i lajmëruar rreth 3 javë më parë.

Por nga fotot dhe video ekskluzive që CNA.al ka siguruar duket se koncerti ka dështuar, pasi edhe pse në këto momente ku ora shënon 22:08 publiku nuk duket gjënundi.

Stadiumi i Skërnderbeut ka një kapacitet afro 7500 vende ulur, por në këtë rast qytetatarët ishte parashikuar të rrinin në fushë, jo ulur nëpër sotola dhe duhet të ishin të paktën 10 deri në 18 mijë njerëz që të shijonin koncertin.

Sikurse duket dhe në foto koncerti është bosh dhe për këtë arsye është drejtë mbylljes.

Sponsor të koncertiti kanë qenë disa biznese të zgjedhura nga Bashkia e Korçës, por ajo që mësohet si shkak i dështimit të këtij koncerti është çmimi i biletës.

Çmimi i saj varionte nga 20 mijë lekë të vjetra deri në 50 mijë.

Më poshtë po ju sjellim fotot dhe videon të siguruara nga CNA.al:

Lajmet e fundit nga