LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banesa në Korçë u përfshi nga flakët/ Policia jep detajet

13 Korrik 2018, 10:24, Aktualitet CNA
Banesa në Korçë u përfshi nga flakët/ Policia jep

Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës në lagjen nr 6.

Policia e Korçës bën me dije se banesa ishte në pronësi të shtetasit A.S, rreth 65 vjeç.

Bëhet e ditur gjithahstu se gjatë tentativës për të shuar flakët pronari i banesës ka pësuar dëmtime të lehta, si pasojë e thyerjes së një xhami.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.07.2018, rreth orës 11:00, në lagjen nr 7, jemi njoftuar se në banesën e shtetasit A.S, rreth 65 vjeç, ka rënë zjarr.

Nga të dhënat e para, rezulton se vetëm pronari i banesës ka marrë një dëmtim të lehtë në dorë, si pasojë e thyerjes së një xhami. Zjarri është fikur dhe dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /CNA.al

Korçë/ Banesa në flakë, lëndohet një person

FOTO- Digjet banesa në Korçë/ Ja dyshimet e para

Lajmet e fundit nga