LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasadori ngre alarmin/ “Në Shqipëri funksionon organizata terroriste më djallëzore”

13 Korrik 2018, 16:57, Aktualitet CNA
Ambasadori ngre alarmin/ “Në Shqipëri funksionon organizata

Me anë të një deklarate për media ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, ndërsa ka përcjellë mesazhe lidhur me përvojën e 15 korrikut të 2016, ku grushti i shtetit në Turqi solli qindra viktima, ka bërë me dije se është në dijeni që edhe në Shqipëri funksionon organizata terroriste dhe djallëzore e quajtur FETO.

Ambasadori Yörük ka thënë se sipas tij vendi ynë është në krye të vendeve ku organizata FETO është më e organizuara në Ballkan.

Zgjatimet e organizatës FETO në Shqipëri janë të shumta, përfshirë këtu arsimin, shëndetësinë madje bëhet fjalë edhe për disa ?shtrirje? të tjera të pista.

?Ashtu si gjithë bota, edhe Shqipëria, nëpërmjet transmetimeve televizive të drejtpërdrejta, u bë dëshmitare e këtij sulmi serioz që përbën një ngjarje të hidhur për demokracinë në vendin tonë. Ne e dimë se organizata djallëzore FETO që kryesisht vepron nën maskën arsimore, krahas zgjatimeve të saj në institucionet arsimore dhe shëndetësore edhe në Shqipëri, është e pranishme edhe me zgjatime të tjera të pista. Madje Shqipëria është në krye të vendeve ku FETO është më e organizuar në Ballkan.

Disa institucione arsimore, shëndetësore dhe tregtare si dhe organizime fetare dhe organizata të shoqërisë civile janë të infektuara nga virusi i FETO-s. Ne nuk dëshirojmë që miqtë dhe vëllezërit tanë të kenë përvojën e atyre ngjarjeve që jetuam ne në 15 Korrik?,- u shpreh ndër të tjera ambasadori Yörük. /CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga