LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Tepsia e pushtetit"/ PD dhe LSI kërkojnë qeveri me bazë të gjerë

12 Korrik 2018, 07:10, Aktualitet CNA
"Tepsia e pushtetit"/ PD dhe LSI kërkojnë qeveri me

Opozita i ka drejtuar sytë tek mazhoranca qeverisëse dhe po shpreson për një rikthim të paktit të 17 majit. Teksa vendi udhëhiqej nga marrëveshja historike e 17 majit, qeveria u shndërrua në ?teknike? dhe pjesë drejtuese u bë edhe Partia Demokratike. Ndërkohë gjatë asaj periudhe vetë Lëvizja Socialiste për Integrim ishte tashmë në qeveri sepse ishte aleate e Partisë Socialiste. Mirëpo duket se opozita e ka ?shijuar? shumë një situatë të tillë dhe kjo ka bërë që ditët e fundit të nxjerrin në skenë një kërkesë për krijimin e një qeverie me bazë të gjerë.

Nëse realizohet një gjë e tillë, kjo do të thotë se pjesë e qeverisjes do të jenë edhe eksponentë të Partisë Demokratike, edhe të LSI, edhe të Partisë Socialiste. Pra, do të kemi të bëjmë me një bashkëqeverisje, por këtë herë me forcat politike kundërshtare. Një kërkesë e tillë është artikuluar për herë të parë nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në fund të qershorit, ndërsa linjën e tij ndoqi dje edhe deputeti i LSI, Shezai Rrokaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se për të zgjidhur të gjitha ngërçet e krijuara në shoqërinë shqiptare duhet të krijohet një qeveri stabiliteti me bazë të gjerë.

Një gjë e tillë është pohuar edhe nga deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj. Rrokaj ka thënë ndër të tjera se nëse nuk krijohet një qeveri e tillë, atëherë zgjedhjet vendore janë të pamundura, duke lënë të nënkuptojë se edhe LSI nuk do të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor.

Kujtojmë që pak ditë më parë gazeta ?Sot? raportoi se edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar bojkot të zgjedhjeve vendore, paralajmërim ky që erdhi vetëm 10 ditë pasi deputeti demokrat kishte artikuluar për herë të parë kërkesën për qeveri stabiliteti me bazë të gjerë.

Lajmet e fundit nga