LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ Ish-Kryeprokurori Llalla sabotoi procesin e Vettingut

12 Korrik 2018, 08:32, Aktualitet CNA
Skandali/ Ish-Kryeprokurori Llalla sabotoi procesin e Vettingut

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka dështuar totalisht gjatë drejtimit të Prokurorisë së Përgjithshme përgjatë vitit 2017.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e akuzoi dje ish-kryeprokurorin se nuk ka kryer asnjë hetim pavarësisht ankesave të shumta që ministria ka depozituar në prokurori.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve mbi mënyrën e zbatimit nga organi i Prokurorisë ndaj rekomandimeve prioritare të dhëna nga Këshilli i Ministrave në luftën kundër kriminalitetit gjatë vitit 2017, ministrja Gjonaj u shpreh se në 80 ankesa që Ministria e Drejtësisë ka bërë në prokurori, organi i akuzës nuk ka ndërmarrë asnjë hetim ndaj të akuzuarve, shkruan gazeta ?Sot?.

?Ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk e konsideroi të rëndësishëm inspektimin në një kohë që ligji e thotë qartë që prokuroria dhe KLD kanë kompetenca, MD jo.

Drejtoria e inspektimit duhet të vijonte, pasi solli ngërç të madh. Për hetimet pro aktive është situatë dramatike, pasi prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që të ndërmarrë hetime pro aktive. 0.33% e të numrit total, vetëm 1/3 ishte për çështjet e korrupsionit. Arsyeja do të thotë është se mungesë e ushtrimit të detyrës nga ana e prokurorëve. Pikërisht për ata prokuror që nuk kanë marrë hetime duhet të ketë penalitete?, u shpreh Gjonaj.

Ministrja Etilda Gjonaj lëshoi akuza dje ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla edhe për procesin e vetingut. Gjonaj tha se Prokuroria e Përgjithshme gjatë vitit 2017 ka mbyllur për një vit e gjysmë Drejtorinë e Inspektimit, duke krijuar vështirësi reale për procesin e vetingut. Gjonaj tha se për shkak të shkrirjes së kësaj strukture nga tetori 2016 deri në shkurt 2018, është bërë i mundur rivlerësimi për vetëm 24 prokurorë.

 

Lajmet e fundit nga