Connect with Us

Sfidat në NATO/ Basha: Terrorizmi kërcënim për demokracinë

Aktualitet

Sfidat në NATO/ Basha: Terrorizmi kërcënim për demokracinë

Publikuar

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka marrë pjesë ditën e sotme në eventin e institutit Hudson, në Washingon, ku janë diskutuar sfidat në NATO.

Në fjalën e tij, Basha është shprehur se terrorizmi dhe korrupsioni janë një kërcënim për demokracinë, ndërsa NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin, ndërsa ka kërkuar edhe përkushtimin e vendeve anëtare që i shërben stabilitetit dhe paqes.

“Terrorizmi, korrupsioni, kërcënim për demokracinë. NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin. Përkushtimi i vendeve është i nevojshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes. Duhet të kemi një qëndrim unik në NATO dhe të përpiqemi që aleancën ta bëjmë më të fortë”- ka thanë Basha.

Në këtë takim të pranishëm kanë qenë gjithashtu anëtarë të Kongresit amerikan si dhe Senatorë.

Fjala e Kryetarit Basha në konferencën e organizuar nga Instituti Hudson në Washington DC

Unë vij nga një vend i vogël, nga një rajon që në të kaluarën ka qenë më shumë në luftë sesa në paqe dhe formon një rajon që konsiderohet si vija ndarëse midis Perëndimit dhe Lindjes.

Nga këndvështrimi ynë, por jam i sigurt se edhe nga ai i vendeve të tjera, çdo diskutim rreth bashkëpunimit transatlantik duhet të përballet së pari me disa fakte të rëndësishme.

  1. Ka kërcënime të qarta dhe aktuale që e bëjnë NATO-n një domosdoshmëri si gjithmonë.

Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, kërcënimet nuk janë zhdukur por thjesht kanë ndryshuar.

Së pari, ka ende kërcënime ushtarake në dyert e NATO-s. Kjo u dëshmua nga agresioni rus kundër Gjeorgjisë, aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainë, si dhe luftëra të tjera të tilla.

Në veçanti, vendet më lindore pjesë të NATO-s janë nën një kërcënim të përhershëm ushtarak, veçanërisht vendet e vogla, si Republikat Baltike, por nuk do të përjashtoja vendet e Ballkanit.

Këto vende kanë një nevojë thelbësore dhe kritike për mbrojtjen e NATO-s.

Së dyti, janë llojet e reja të kërcënime: terrorizmi, sidomos ekstremizmi i dhunshëm; sulmet kibernetike; korrupsioni, krimi i organizuar, rrjetet kriminale transnacionale dhe pastrimi i parave; por gjithashtu fushatat propagandistike dhe dezinformuese. Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë sistemet tona, shoqëritë tona, vlerat tona përmes ndërhyrjeve jo-ushtarake. Sepse ne në rradhë të parë  jemi një aleancë vlerash, jemi një aleancë politike – ushtarake dhe jo një aleance ushtarake – politike. Ato dobësojnë dhe shkatërrojnë shoqëritë tona duke minuar demokracinë, sundimin e ligjit, besimin social dhe vlerat shoqërore.

NATO mund të luajë një rol themelor në mbrojtjen nga këto kërcënime. E ngre këtu edhe si pyetje: A mendoni se NATO mund të luajë një rol thelbësor për raujtjen e vlerave ndaj këtyre kërcënimeve, dhe nëse jo, kush mund ta bëjë?

Unë besoj se NATO është një kontribues kryesor për mbështetjen e demokracisë dhe institucioneve themelore perëndimore si: të drejtat dhe liritë e njeriut, zgjedhjet demokratike dhe tregjet e lira.

Së treti, ekziston nevoja për të balancuar fuqinë në rritje dhe ndërhyrjen ekonomike nga fuqitë jo-perëndimore, të cilat po luftojnë për dominimin ekonomik dhe politik në Evropë në veçanti në rajone si Ballkani.

Ballkani është sot, me sa duket, një skenë kryesore ku po ndodh rivaliteti midis Lindjes dhe Perëndimit; nga njëra anë kemi vendet perëndimore dhe nga ana tjetër kemi Rusinë, Kinën dhe vendet e tjera, duke përfshirë, Lindjen e Mesme që rivalizojnë për ndikim politik, fetar dhe kulturor por edhe për depërtim ekonomik.

NATO mund të shërbejë si një fuqi balancuese për të garantuar paqen, stabilitetin dhe demokracinë në këtë rajon.

Në Ballkan, NATO ka një avantazh të qartë për të adresuar kërcënimet që në burim. Shqipëria është anëtare e NATO-s, Mali i Zi është anëtar i NATO-s, Maqedonia do të bëhet anëtare së shpejti, Kosova qartë dëshiron të bashkohet nëse i jepet mundësia. Kjo e vendos NATO-n në një pozicion unik dhe i jep të gjitha levat dhe mjetet për të adresuar të gjitha kërcënimet që vijnë nga ky rajon në burim, në veçanti konfliktet etnike, ekstremizmi fetar, rrjetet e krimit të organizuar, kapjen e shtetit.

  1. Me këto kërcënime, angazhimi në NATO duhet të jetë i qartë dhe i vërtetë
LEXO EDHE:  Abuzimi me koncesionet dhe PPP-të/ Basha publikon shifrat

Kur Margaret Theçer u zotua për forcimin e NATO-s pas përfundimit të luftës së ftohtë, tha një shprehje: “Ju nuk e anulloni sigurimin e shtëpisë tuaj vetëm se ka pasur më pak vjedhje në rrugën tuaj gjatë 12 muajve të fundit!”.

NATO është e domosdoshme për të njëjtat arsye që ishte më parë, edhe pse natyra dhe burimi i kërcënimeve ka ndryshuar.

Për ta mbajtur atë të fortë, duhet angazhim serioz. Dhe angazhimi më efektiv është kontributi financiar i nevojshëm për të përmirësuar infrastrukturën, teknologjinë, armatimin dhe personelin; për të kontribuar në forcimin e kapaciteteve të aleancës; dhe si rezultat në fuqinë e saj në përmbushje të misionit.

Arritja e objektivit 2% të GDP-së është e nevojshme dhe riangazhimi dje nga udhëheqësit e NATO-s për këtë objektiv është me të vërtetë një lajm i mirë.

Për shumë vende të mëdha kjo është një sasi e madhe parash për të paguar, dhe disa prej tyre me të vërtet besojnë se NATO nuk është prioriteti për të përdorur këto para.

Veçanërisht, një përdorim alternativ i tyre ka qenë përdorimi në kontribute të tjera ndërkombëtare, në veçanti ndihma për zhvillim. Për shembull, Gjermania dhe Italia kanë investuar miliarda euro për të ndihmuar zhvillimin e Shqipërisë në tre dekadat e fundit. Ata kurrë nuk kanë ndalur së na mbështeturi për një ditë të vetme. Ndihma e tyre është një kontribut i vërtetë për paqen dhe prosperitetin.

Nuk ka dyshim për këtë.

Por kjo nuk mund të jetë një zëvendësim për atë që NATO sjell në Shqipëri dhe vende të tjera në Ballkan. Aleanca sjell garanci për sigurinë dhe për stabilitetin; sjell siguri për investime; sjell siguri për angazhimet politike.

Nëse historia na ka mësuar diçka rreth Ballkanit është se siguria dhe rendi janë gjithmonë të brishta dhe të përkohshme. Për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Ballkan, NATO mbetet mekanizmi kryesor.

Çdo boshllëk i krijuar nga mungesa e vëmendjes dhe mungesa e përfshirjes apo angazhimit të vendeve të Ballkanit nga NATO, do të mbushet nga forca jo aq miqësore dhe liderë jo aq demokratikë, që nuk kërkojnë stabilitet, që nuk kërkojnë vlera demokratike, të cilët nuk kërkojnë paqe në vende të tjera. Forca të tilla mund të jenë aktorë shtetërorë, organizata kriminale ose rrjete terroriste.

Së fundmi, çdo para që mendohet se po kursehet duke mos investuar më shumë në NATO, duke dobësuar fuqinë balancuese të NATO-s, do të çojë në destabilizim dhe probleme, rregullimi i të cilave do të kushtojë më shumë sesa kursimet e mos investuara në NATO më herët.

Pra, s’mund të kursehet një qindarkë sot për të humbur 100 fish më shumë nesër.

  1. Uniteti i NATO-s është veçanërisht i rëndësishëm për vendet më të vogla

Kur djemtë e mëdhenj debatojnë, djemtë e vegjël janë të frikësuar. Një gjë është shumë e rëndësishme nga perspektiva e vendeve të vogla si i imi: lidhjet e forta dhe qëndrimet e unifikuara të aleatëve amerikanë dhe evropianë janë një domosdoshmëri. NATO do të minonte fuqinë e saj, të perceptuar dhe reale, nëse ka ndarje, nëse ka përplasje dhe nuk ka qëndrime të unifikuara për çështjet më të rëndësishme.

Ju e ngritët çështjen se si po komentoen këto diskutime të NATO-s në Teheran apo në kryeqytete të tjera të cilët po analizojnë se ç’po ndodh në familjen tonë, ndaj kjo nuk i shërben qëllimit tonë dhe në veçanti nevojës për tu unifikuar në çështjet më të rëndësishme.

Nëse kjo nuk tingëllon si një problem për vendet dhe fuqitë e mëdha, atëhere është me të vërtetë kritike për vendet e vogla, si Shqipëria, Mali i Zi dhe shtetet Baltike. Riangazhimi për të njëjtat qëndrime të unifikuara është po aq i rëndësish`m sa financimi për forcën e NATO-s.

Ajo që shpresojmë është se debatet brenda NATO-s do të çojnë në ndryshime të rëndësishme që do të sjellin aleatët më pranë dhe do ta forcojnë NATO-n. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Një vit “fitoresh” për Ramën, Bashën dhe Metën

LEXO EDHE:  “A ndiheni në borxh me Xhorxh Soros që ju ka paguar studimet?”/ Basha del nga kontrolli

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “A ndiheni në borxh me Xhorxh Soros që ju ka paguar studimet?”/ Basha del nga kontrolli

LEXO EDHE:  “A ndiheni në borxh me Xhorxh Soros që ju ka paguar studimet?”/ Basha del nga kontrolli

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: