LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas në PS/ Beqaj sulmon Manastirliun nga Top Channel, Blushi pas intrigës

12 Korrik 2018, 19:41, Aktualitet CNA
Plas në PS/ Beqaj sulmon Manastirliun nga Top Channel, Blushi pas

Në Partinë Socialiste, ka filluar një luftë e fshehur, paksa në hije, por që luhet keqazi nga ish-ministrat e Edi Ramës, njerëzit më të akuzuar për korrupsion, të cilët sot janë hedhur në sulm ndaj kabinetit qeverisës, hijenat duan pjesën e tyre të pushtetit.

Në fakt kjo pritej. Qeveria mund të ketë një mijë e një probleme dhe në politikë lufta nuk ndalet kurrë. Por këtë herë vegla e sulmeve të luftës së pisët brenda Partisë Socialiste është bërë Top Channel, që po përdoret si marjonetë nga Ben Blushi për hajdutët e Ramës.

Vetëm pak ditë pas një darke, ku drejtori i Top Channel ishte shtruar me Endri Fugën dhe Ilir Beqajn, por dhe me biznesmenin dhe drejtorin e Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu, Top Channel ka filluar sulmet ndaj ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Rastësi apo pazar i fëlliqur alla Blushi-Beqaj?

Në fakt në rast se qëndrimet e Top-it apo kronika do të vinin krejt natyralisht dhe në një moment tjetër askush nuk do të kishte dyshime. Por kur sulmi ndaj Ministres së Shëndetësisë, vjen menjëherë pas darkës së Ben Blushit me Ilir Beqajn, gjithçka kuptohet lehtë.

Ka qenë Ilir Beqaj në darkë me Ben Blushin, sikurse raportoi CNA.al dje dhe sot, të cilët kanë diskutuar gjerë e gjatë në prani të Endri Fugës dhe Klodian Allajbeu për një mijë e një problemet që ka Top Channel, deri tek shitja e tij. Sot menjëherë ka ardhur sulmi në një kronikë.

Top Channel nuk ka akuzuar Ministren apo ta sulmojë atë për çështje dhe probleme të Shëndetësisë, por direkt është vërsulur për një tender. Pse nuk po zhvillohet një tender? Duke u maskuar gjithmonë pas lojës mediatike, nën idenë se tenderi i vonuar kishte sjellë problematika.

Në fakt sulmi duket të jetë një mënyrë alla Ben Blushi pas “pazareve” dhe darkës e cila mesa duket nuk ka qenë thjeshtë dhe vetëm për Top Channel-in, por edhe për përplasjet e brendshme në Partinë Socialiste.

Ilir Beqaj, ministri më i akuzuar i ish-qeverisë Rama, ish-ministri i Shëndetësisë, fantastiku i “check up-it”, njeriu më i akuzuar për korrupsion dhe hajdutëri pa limit nga opozita. Një ish-deputet që humbi mandatin, sot është rikthyer egërsisht. Është rikthyer nëpërmjet Ben Blushit duke sulmuar pasardhësen e tij në Partinë Socialiste.

E pra lufta në PS ka plasur. Kur dikush mendonte se ishte vetëm Saimir Tahiri në betejën e tij kundër Xhafajt dhe Veliajt, sot është shfaqur dhe Ilir Beqaj që ka përdorur Ben Blushin për të sulmuar ministren aktuale të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Mjafton ndoshta të sulmojë dikë Blushi e Beqaj për të thënë se hijenat po vërsulen për kërmën e tyre të pushtetit që Rama ka disa kohë që herë ja u jep e herë ja u heq. /CNA.al

Fotot ekskluzive – Plas skandali/Ben Blushi ?shitet? tek Rama, në pazar me Endri Fugën?!

Takimi Ben Blushi-Endri Fuga/ Zbulohet ish-ministri i Ramës në tavolinë

Takimi Blushi-Fuga-Beqaj/ Zbulohet biznesmeni në tryezën e bisedimeve

Top Channel drejt shitjes!?

Borxhet e Top Channel kompromentojnë ?Raiffeisen Bank? dhe një gjykatës në Tiranë

Top Channel nuk paguan borxhin prej 500 milion lekësh

Lajmet e fundit nga